By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
WSJ: Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së i thotë Trump se është i përmendur në çështjen Epstein
July 24, 2025
Linja ajrore spanjolle nxori nga fluturimi 50 studentë hebrenj, duke bërtitur “Vdekje arabëve”
July 24, 2025
Media Botërore: Uria Kërcënon Mbijetesën e Gazetarëve në Gaza
July 24, 2025
Policia rumune dhe britanike, me ndihmën e Europolit, ndaluan grabitësit e bankomateve
July 24, 2025
BE thirrje institucioneve: Siguroni financim të qëndrueshëm për RTK-në
July 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq nuk merr pjesë në samitin BRICS, Serbia përfaqësohet me katër ministra
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vuçiq nuk merr pjesë në samitin BRICS, Serbia përfaqësohet me katër ministra
Rajon / Botë

Vuçiq nuk merr pjesë në samitin BRICS, Serbia përfaqësohet me katër ministra

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 9:53 PM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se nuk do të marrë pjesë në samitin BRICS, nikoqir i të cilit këtë vit është presidenti rus, Vladimir Putin, por që Serbia do të përfaqësohet me katër ministra.

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), Vuçiq ka thënë se i ka treguar presidentit të Rusisë, përmes telefonit, se do të ketë një mori takimesh me zyrtarë evropianë gjatë kohës sa do të mbahet samiti BRICS, më 22-24 tetor.

“Do të dërgojmë një delegacion që do të përfshijë katër ministra, zëvendëskryeministrin, Aleksandar Vullin, ministrin e Mbrojtjes, Bratisllav, Gashiq, ministren e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviq dhe ministrin pa portofol, Nenad Popoviq”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, do të vizitojë Beogradin më 23 tetor.

Vuçiq e ka përsëritur që Serbia nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Ai ka thënë se sipas rezultateve të disa sondazheve të opinionit publik, mbështetja e serbëve për BE-në dhe BRICS-in është 42 me 42 për qind, dhe që nuk e përjashton që situata do të mund të ndryshonte nëse do të deklarohej “ndryshe prej asaj që kam deklaruar deri më tani”.

BRICS, është forum joformal tregtar, i krijuar prej Rusisë, Kinës, Indisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut.

Putin e shfrytëzon këtë platformë për qëllime gjeopolitike dhe e konsideron si kundërpeshë ndaj ndikimit të Perëndimit në botë, por edhe që të dërgojë sinjal se Rusia nuk është e izoluar, pavarësisht sanksioneve ndaj saj, pas nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Brukselit, Serbia nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit, ndonëse është vend kandidat për anëtarësim në BE.

You Might Also Like

WSJ: Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së i thotë Trump se është i përmendur në çështjen Epstein

Linja ajrore spanjolle nxori nga fluturimi 50 studentë hebrenj, duke bërtitur “Vdekje arabëve”

Media Botërore: Uria Kërcënon Mbijetesën e Gazetarëve në Gaza

Policia rumune dhe britanike, me ndihmën e Europolit, ndaluan grabitësit e bankomateve

Vuçiq me ambasadorin kinez Li Ming

TAGGED: #Aleksandër Vuçiq, #BRICS
Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq thotë se Serbia nuk ndryshon qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë

Kosova Times Kosova Times October 17, 2022
TOP 10 qytetet më të shtrenjta
Izraeli kërkon falje për vrasjen e tre ushtarëve libanezë
Ukraina sulmoi objektet energjetike në katër rajone të Rusisë me dronë
Moti sot i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?