Kujtojmë se në një intervistë për Wall Street Journal, kandidati republikan për president foli për marrëdhënien e tij me Vladimir Putin dhe tha se kishte folur me të para pushtimit të Ukrainës.
Me këtë rast, Trump përshkroi një pjesë të bisedës.
“Vladimir, nëse shkon në Ukrainë, do të të godas aq fort sa as nuk mund ta imagjinosh. Do të godas qendrën e djallit të Moskës”, ka rrëfyer Trump bisedën e tij me Putinin.
Pas intervistës u shpreh edhe Kremlini, zëdhënësi i të cilit Dimitrij Peskov tha se Rusia do të mbajë një qëndrim të arsyeshëm dhe nuk do të zbulojë përmbajtjen e bisedimeve të nivelit të lartë.
“Fatkeqësisht, një numër i madh shtetarësh botërorë nuk i përmbahen këtij qëndrimi dhe nuk kujdesen për higjienën e informacionit. Kjo është në shpirtin e tyre,” tha Peskov.