By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën
January 22, 2026
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
January 22, 2026
GAP: Kryetarët e komunave japin 1,683 premtime për mandatin 2025–2029
January 22, 2026
Nderime në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari në Prekaz
January 22, 2026
Pse shumica e evropianëve udhëtojnë brenda vendit të tyre dhe pse udhëtimet ndërkombëtare janë deri në tre herë më të shtrenjta?
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryetarë e gjyqtarë kushtetues nga rajoni të enjten në Prishtinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryetarë e gjyqtarë kushtetues nga rajoni të enjten në Prishtinë
Lajme

Kryetarë e gjyqtarë kushtetues nga rajoni të enjten në Prishtinë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 4:55 PM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Kryetarë e gjyqtarë të Gjykatave Kushtetuese nga vendet e rajonit, përfaqësues të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, Komisionit të Venecias dhe Asociacionit Botëror të Juristëve, do të bëhen bashkë të enjten në Prishtinë.

Arsye pse ata do të jenë në kryeqendrën kosovare është Takimi i Dytë Vjetor i Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, takim që do të jetë nën drejtimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës si njëra nga anëtaret themeluese dhe me të drejta të barabarta i këtij forumi profesional ndërkombëtar të drejtësisë kushtetuese.

Temë kryesore e këtij përvjetori të parë të themelimit të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, do të jetë “Evoluimet në drejtësinë kushtetuese bashkëkohore – shembulli i rajonit të Ballkanit”.

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, i themeluar më 27 tetor të vitit 2023, bashkon Gjykatat Kushtetuese të Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Turqisë, rreth vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e kushtetueses.

Ky forum profesional thuhet se u themelua me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit ndërmjet gjykatave kushtetuese të rajonit dhe për të shërbyer si platformë diskutimi dhe shkëmbim përvojash mbi drejtësinë kushtetuese. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën

Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm

GAP: Kryetarët e komunave japin 1,683 premtime për mandatin 2025–2029

Nderime në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari në Prekaz

Osmani në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes në Davos

TAGGED: #Gjykata Kushtetuese
Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Binjakëzohen dy shoqatat e shoqërimit të kafshëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Kosova Times Kosova Times November 18, 2023
QKUK bëhet me shërbim të Toksikologjisë, premtohen pajisje moderne
Kievi konfirmon sulmet në depon e naftës dhe municionit në Krime
Po keqpërdorte energjinë, zbulohet nga KEDS-i
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?