By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 dhjetor 2025
December 17, 2025
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin me dronë në rezidencën e Netanyahut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin me dronë në rezidencën e Netanyahut
Rajon / Botë

Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin me dronë në rezidencën e Netanyahut

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 5:04 PM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Hezbollahu e ka marrë përgjegjësinë për një sulm me dronë të kryer javën e kaluar, që ka shënjestruar rezidencën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe e ka pranuar se disa luftëtarë të tij janë marrë peng prej ushtrisë izraelite.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Zëdhënësi i grupit, Mohammed Afif, ka thënë se Hezbollahu merr përgjegjësi të plotë për operacionin në Kaesarea, që ka shënjestruar Netanyahun.

Të shtunën, kryeministri izraelit e ka akuzuar Hezbollahun për atentat kundër tij dhe gruas të tij, pas lëshimit të dronit drejt rezidencës së tij në qytezën Kaesarea.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se i marrë peng katër luftëtarë të Hezbollahut prej nisjes së ofensivës në Liban, dhe e ka publikuar një video në të cilën njëri prej tyre shihet duke u përgjigjur.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë të hënën se kërkojnë që lufta Izrael-Hezbollah të përfundojë “sa më shpejt që është e mundur”, teksa shtyjnë përpara një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, që i kërkon grupit të armatosur të tërhiqet prej jugut të Libanit.

Shkëmbimet e sulmeve raketore në kufirin e Libanit kanë nisur pas nisjes së luftës së Izraelit në Gazë, më 7 tetor të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur nga sulmet e Hamasit në jug të Izraelit, duke lënë mbi 1.200 njerëz të vrarë dhe duke marrë 240 pengje tjera.

Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë, kryesisht civilë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Në shtator, Izraeli e ka zgjeruar luftën edhe në Liban, me qëllim të shkatërrimit të kapaciteteve të Hezbollahut në zonën kufitare.

Hezbollahu, në anën tjetër, është zotuar se do ta vazhdojë luftën, derisa të arrihet një armëpushim në Gazë.

You Might Also Like

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Burri (36) vret gruan (30) në Gjermani, plagoset edhe vetë

Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’

Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili

TAGGED: #Benjamin Netanjahu, #Hezbollah
Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Goditet me plumb vetura në oborrin e një shtëpie në Shtime

Kosova Times Kosova Times July 24, 2023
Bloomberg: Irani së shpejti do të transferojë raketa balistike në Rusi
Hapja e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë, Von der Leyen: Begaton Shqipërinë dhe rajonin
Arrestohet një person i dyshuar për sulm seksual
Gjenerali amerikan: “Kjo është arsyeja pse SHBA nuk duhet të tërheqë trupat nga Evropa”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?