By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AKP kërkon hetim të plotë të tjetërsimit të pronës së RTP-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > AKP kërkon hetim të plotë të tjetërsimit të pronës së RTP-së
Lajme

AKP kërkon hetim të plotë të tjetërsimit të pronës së RTP-së

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 5:20 PM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Kjo agjenci thotë se në aspektin penal, me datë 25 prill 2023 ka paraqitur një kallëzim penal për veprimet që dyshohet se janë të kundërligjshme dhe ka ofruar bashkëpunimin e plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe organet hetimore.

Agjencia Kosovare e Privatizimit thotë se mbetet e përkushtuar pa reshtur në mbrojtjen e pronës shoqërore që ka nën administrim, duke vepruar me përgjegjësi të plotë dhe në përputhje të plotë me ligjin.

Në këtë drejtim, AKP-ja bënë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe administrative të nevojshme për të mbrojtur pronën e “Radio Televizioni i Prishtinës” (RTP), përfshirë procedurat administrative, civile dhe penale.

“Për këtë rast është ngritur shqetësim dhe është përgatitur raport mbi tjetërsimin e pronës së RTP-së nga Komisioni Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. AKP e vlerëson lart rolin dhe përkushtimin e Komisionit Parlamentar”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie dërguar medieve.

Më tej Agjencia Kosovare e Privatizimit ka treguar për veprimet që ka ndërmarr për këtë rast që nga momenti kur ishte njoftuar për situatën.

“Në lidhje me këtë rast të tjetërsimit të paligjshëm të ngastrës kadastrale me nr. 00427-1, Zona Kadastrale ‘Çagllavicë’, AKP ka vepruar që nga momenti kur është njoftuar për këtë situatë më 6 shkurt 2023. Pas një dite, më 7 shkurt 2023, AKP ka kërkuar historiatin e pronës nga Zyra Kadastrale e Prishtinës për të verifikuar çdo ndryshim në regjistrat kadastral. Në mungesë të dokumentacionit të nevojshëm, AKP ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm duke kërkuar informacione nga Arkivi Komunal i Prizrenit dhe Gjykata Themelore e Prizrenit, por nga këto institucione kemi pranuar informatë se aktgjykim i datës: 20.04.1976 me numër: P.br. 56/76, në të cilin është bazuar aktvendimi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, nuk ekziston në arkivat e tyre”, thotë AKP-ja.

Tutje ata thonë se në përpjekjet për të verifikuar ligjshmërinë e procesit, kanë pranuar kopje të aktvendimit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në mars të vitit 2023, mbi të cilin është bërë ndërrimi i pronës, dhe ka vazhduar të ndërmarrë veprime ligjore për anulimin e kësaj bartjeje, të cilën AKP-ja e konsideron të kundërligjshme.

“AKP ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore të nevojshme, duke përfshirë paditë dhe ankesat e paraqitura në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, si dhe kërkesën për masë të përkohshme sigurie më 17 mars 2023. Gjithashtu, agjencia ka përgatitur parashtresa shtesë bazuar në prova të reja që kanë dalë gjatë procesit”, thuhet tutje në letrën dërguar medieve.

Kanë sqaruar se në aspektin penal, me date 25 prill 2023 AKP-ja ka paraqitur një kallëzim penal për veprimet që dyshohet se janë të kundërligjshme dhe ka ofruar bashkëpunimin e plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe organet hetimore.

“Përveç kësaj, janë kryer inspektime në terren, në bashkëpunim me ekipet hetimore, për të mbledhur informacione të detajuara rreth gjendjes aktuale të pronës. Agjencia Kosovare e Privatizimit mbetet e vendosur të vazhdojë mbrojtjen e interesit publik dhe të sigurojë që pronat shoqërore të administrohen dhe mbrohen në përputhje të plotë me ligjin. Përkushtimi ynë do të vijojë deri në zgjidhjen e plotë të këtij rasti”, përfundon komunikata e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti e Mesiq biseduan për rritjen e bashkëpunimit Kosovë-Kroaci

Kosova anëtare e GS1M, barkodet kosovare tashmë të njohura globalisht

Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO

BE-ja mbështet vërejtjet e Dhomës së Tregtisë për tregun energjetik

Zejnullahu në Athinë kryeson mbledhjen e Bordit të Komunitetit të Energjisë

TAGGED: #AKP, #Prona e RTP-së
Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Cilat janë lidhjet mes kamionëve në barrikadën në Banjskë dhe Millan Radoiçiqit?

Kosova Times Kosova Times September 28, 2023
Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në Melitopol
Ukshini: Takimi i djeshëm në Bruksel, sa për një `honorar`
Vuçiq: Gjithmonë jemi të gatshëm për kompromise
Moti në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira, rriten temperaturat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?