By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Austri: Të djathtës ekstreme nuk i kërkohet të formojë Qeverinë ndonëse fitoi zgjedhjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Austri: Të djathtës ekstreme nuk i kërkohet të formojë Qeverinë ndonëse fitoi zgjedhjet
Rajon / Botë

Austri: Të djathtës ekstreme nuk i kërkohet të formojë Qeverinë ndonëse fitoi zgjedhjet

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 9:22 PM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, i ka kërkuar liderit të Partisë Popullore konservatore dhe kancelarit aktual, Karl Nehammer, që të formojnë një koalicion qeveritar, pavarësisht nga fakti që Partia e Lirisë, e ekstremit të djathtë, i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme një muaj më parë.

Partia e Lirisë, parti kundër migrantëve dhe miqësore me Rusinë, ka dalë e para në zgjedhjet e shtatorit, duke siguruar rreth 29 për qind të votave dhe lideri i saj, Herbert Kickl, pati thënë se duhet të udhëheqë qeverinë e ardhshme.

Megjithatë, të gjitha partitë e kanë hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni me këtë parti.

Pas bisedimeve të zhvilluara mes tri partive më të mëdha, presidenti, Alexander Van der Bellen, ka thënë se është e qartë se Kickl “nuk do të mund të gjejë partner për koalicion që do ta bënte kancelar”.

“Zgjedhjet parlamentare të 29 shtatorit nuk janë garë që përcakton se partia që e kalon e para garën, e formon edhe qeverinë”, ka thënë 80-vjeçari përmes një adresimi televiziv.

“Nëse një parti dëshiron të qeverisë vetë, duhet të fitojë mbi 50 për qind. Nuk është e mjaftueshme të fitosh, 10, 20 apo 30 për qind të votave”.

Van der Bellen ka thënë se i ka kërkuar kancelarit aktual, Karl Nehammer, partia e të cilit ka dalë e dyta në zgjedhje, me 26.3 për qind të votave, që të nisë negociatat për koalicion me Socialdemokratët, të cilët kanë dalë të tretët, me 21 për qind të votave.

Megjithatë, një koalicion në mes të konservatorëve dhe Socialdemokratëve do të siguronte shumicën me vetëm një votë.

Nehammer ka thënë se për të siguruar një shumicë parlamentare stabile, duhet të përfshihet edhe një partnere e tretë.

Herbert Kickl ka thënë përmes një postimi në Facebook se presidenti i ka thyer “proceset e testuara” të Republikës së Austrisë, duke mos i besuar fituesit të zgjedhjeve detyrën e formimit të Qeverisë.

“Kjo mund të duket si shuplakë në fytyrë për shumë prej jush”, ka thënë ai.

“Por, ju premtoj se fjala e fundit nuk është folur. Sot nuk është fundi i historisë”.

You Might Also Like

CCTV i ri zbulon më shumë prova për krimet e luftës ruse në Bucha

NYP: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse ai takohet me Zelenskyn

Cilat janë kushtet amerikane për Serbinë?

Kremlini: “Samiti Putin-Trump në ditët në vijim.” Presidenti rus: “Nuk ka kushte për një takim me Zelenskyn.”

Arrestohet pjesëtari i ri amerikan-tentoi rusëve tu dorëzojë të dhëna sekrete pë Abrahams

TAGGED: #Austri, #E djathta ekstreme, #Qeveria
Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trupat ruse granatuan rajonin e Zaporozhye 70 herë në ditë

Kosova Times Kosova Times April 23, 2023
Hani këtë perime të lirë çdo ditë: Shkrin yndyrat, është shpëtimtar për zemrën dhe tretjen
Organizata joqeveritare ftojnë KPK-në të garantojë përfaqësim gjinor
Traktori i blinduar lëvron arat e minuara të Ukrainës
Maqedonci sqaron çështjet e shërbimit të ushqimit në FSK: masa emergjente për zgjidhje afatgjate
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?