By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria ka pak njerëz të shkolluar dhe emigrim të lartë, ja çfarë sugjeron Banka Botërore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shqipëria ka pak njerëz të shkolluar dhe emigrim të lartë, ja çfarë sugjeron Banka Botërore
Lajme

Shqipëria ka pak njerëz të shkolluar dhe emigrim të lartë, ja çfarë sugjeron Banka Botërore

Kosova Times
Last updated: 2024/10/23 at 8:17 AM
Kosova Times Published October 23, 2024
Share
SHARE

Një krahasim i Bankës Botërore për vendet e Rajonit ECA (përfshin 19 vende në zhvillim që nga Azia Qendrore, Europa Qendrore dhe Kaukazi në Ballkan, ku përfshihet edhe Shqipëria) tregoi se vendet që kanë një përqindje të vogël të popullsisë me arsim të lartë kanë edhe emigrimin të lartë të trurit.

Sipas grafikut të mëposhtëm, Shqipëria ka rreth 13% të popullsisë me arsim të lartë në një kohë që 45 për qind e tyre kanë emigruar.

Ndërsa më shumë se një e treta e personave me arsim të lartë emigrojnë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani dhe Moldavia dhe më shumë se një e katërta në Armeni, Bullgari, Kroaci, Republikën e Kirgistanit, dhe Maqedonia e Veriut emigrojnë.

Vendet me më pak të diplomuar në arsimin e lartë, kanë normat më të larta të emigrimit mes tyre. Një pjesë gjithashtu e madhe e të diplomuarve me arsim të mesëm, emigrojnë për të ndjekur studimet e larta jashtë vendit.

Nga 151,274 individë të moshës 20-24-vjeç, që migruan në Bashkimi Europian nga vendet e ECA në 2022, rreth 25,967 (17.2 për qind) e bënë këtë për t`u arsimuar.

Banka Botërore, thekson se disa ka faktorë që mbështesin emigrimin e punëtorëve me kualifikim të lartë.

Faktorët “tërheqës” përfshijnë afërsinë e vendeve me Bashkimin Europian, ku kërkesa për fuqi punëtore të kualifikuar është e fortë.

Ndërsa faktorët “shtytës” përfshijnë mundësi të kufizuara pune, për disa profesione të specializuara në vendet e origjinës. Banka Botërore sugjeron se vendet e origjinës, duhet të përpiqen të zvogëlojnë fuqinë e faktorëve shtytës.

P.sh rritja e konkurrencës së pagave dhe produktivitetit në profesionet e rrezikuara me aftësi të larta, mund ndihmojnë në dobësimin e stimujve për të emigruar.

Vendet e vogla si Shqipëria, mund të përqendrohen në zhvillimin e sektorëve të veçantë, si kujdesi personal dhe ai shëndetësor dhe shërbime për turistët, të cilat mund të ndikojnë në frenimin e të arsimuarve.

Bota e zhvilluar tani ka plot shembuj se si duhet të zhvillohet sistemi i edukimit me ekonominë. P.sh Sistemet arsimore në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e zhvilluara europiane, kanë adoptuar qasje të ndryshme për integrimin kërkimin, edukimin dhe identifikimin e talenteve.

Historikisht, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë investuar në qendrat kërkimore brenda në universitet, të cilat kanë zhvilluar mekanizma të fuqishëm për identifikimin dhe edukimin e talenteve, shpesh përmes proceseve konkurruese të pranimeve dhe programe të specializuara duke ofruar edhe bursa.

Universitetet në këto vende kanë lidhje të forta me industrinë, të cilat ofrojnë mundësi identifikimi dhe zhvillimi të talenteve përmes praktikave, programeve të edukimit bashkëpunues dhe kërkimit të sponsorizuar nga industria të projekteve.

Sistemi gjerman zhvilloi një strukturë të dyfishtë, në të cilën Universitetet fokusohen në mësimdhënie dhe kërkimin në zhvillimet industriale.

Ky model, nga disa vende evropiane dhe në ato postkomuniste identifikoi talentin përmes performancës në sisteme rigoroze të arsimit të mesëm, duke identifikuar në një fazë të hershme talentet./Monitor

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times October 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vendet e Gjirit i kërkojnë SHBA-së që ta pengojnë Izraelin të sulmojë Iranin

Kosova Times Kosova Times October 10, 2024
Kurti: Qeveria e gatshme t’i adresojë shqetësimet e medieve
Publikohen disa detaje të torturës së tmerrshme ruse në Kherson
Giresse: Nuk e merituam humbjen ndaj Irlandës së Veriut
Amerikanët kapën gjashtë bombardues dhe avionë transportues rusë pranë…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?