Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 16 të pandehurve.
Sipas aktakuzës, të pandehurit: I S.K, I.K, P.K, A. D, D.K, B.K, A.S, V.T, A.G, H. Xh, M. K, D.K, akuzohen se kanë kryer veprën penale: Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Të pandehurit S. K dhe L. B akuzohen për kryerjen e veprës penale “Fajdeja në tentativë, në bashkëkryerje”.
I pandehuri L.B. akuzohet edhe për kryerjen e veprave penale “Detyrim dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Gjithashtu, të pandehurit S.K. , E.G. dhe S.G. V. H. dhe L. K. akuzohen se kanë kryer veprën penale “Shpëlarja e parave”.
Ndërkaq, i pandehuri B.K. akuzohet se ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Në këtë rast janë konfiskuar pajisje elektronike, para të gatshme dhe para në llogaritë bankare, tokë me sipërfaqe prej 1285 m2 , shtëpi me sipërfaqe prej 306 m2, si dhe 6 banesa.