By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plani i masave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, bllokohen rrugët
June 5, 2025
FSK demonstroi kapacitetet në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut
June 5, 2025
Tërnava për Kurban Bajram: Paqja e mëshira e Zotit qoftë mbi ju
June 5, 2025
Seanca gjyqësore për Banjskën mbahet më 9 qershor
June 5, 2025
Spahiu uron besimtarët: Të forcojmë lidhjet me njëri-tjetrin
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken thotë se “tani është koha” për t’i dhënë fund luftës në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken thotë se “tani është koha” për t’i dhënë fund luftës në Gazë
Rajon / Botë

Blinken thotë se “tani është koha” për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/23 at 3:23 PM
Kosova Times Published October 23, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit dhe grupeve të mbështetura nga Irani, kundër të cilave po lufton në Gazë dhe Liban, për të arritur armëpushim, pasi ushtria izraelite tha se e vrau një zyrtar të lartë të Hezbollahut.

Zyrtari i vrarë thuhej se do të emërohej lider i ri i Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon jugun e Libanit.

“Tani është koha t’i shndërrojmë këto suksese në një sukses strategjik afatgjatë”, tha Blinken për gazetarë në Jordani të mërkurën, pak para nisjes për në Arabinë Saudite.

Blinken është në një turne në rajon për bisedime për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës.

Të martën mbrëma, Izraeli tha se Hashem Sfieddine, figurë e lartë brenda Hezbollahut, u vra në një sulm ajror në kryeqytetin libanez më 3 tetor, duke u dhënë fund thashethemeve disajavore se a ishte gjallë apo jo njeriu që pritej ta merrte drejtimin e grupit.

Lideri i kaluar i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në një sulm ajror në Bejrut më 27 shtator.

Safieddine drejtonte degën ekzekutive të Hezbollahut, e cila mbikëqyr çështjet politike të grupit. Ai ishte gjithashtu anëtar i Këshillit vendimmarrës Shura, si dhe i Këshillit të Xhihadit, i cili drejton operacionet ushtarake të grupit.

Shtetet e Bashkuara e shpallën Safieddine terrorist në vitin 2017.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Lufta e tanishme midis Izraelit dhe grupeve të mbështetura nga Irani, Hezbollah dhe Hamas – i cili është i shpallur organizata terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – u nxit pasi Hamasi e kreu një sulm befasues në Izrael më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 persona, si dhe duke i rrëmbyer rreth 240 të tjerë.

Prej atëherë, Izraeli është duke e kryer një luftë të ashpër në Gazë, e cila, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi, i ka vrarë pothuajse 43.000 njerëzve, ndërsa ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës.

Forcat izraelite kanë vrarë shumë figura të larta të Hezbollahut dhe Hamasit, përfshirë liderin e grupit militant palestinez, Yahya Sinwar, i cili dyshohej se ishte arkitekti i sulmit të 7 tetorit.

Sinwar u vra javën e kaluar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, duke nxitur zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tjerë izraelitë ta shohin këtë si një mundësi për një skenar të ri për rajonin.

Izraeli është përballur njëkohësisht me trysni nga shumë aleatë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për numrin në rritje të viktimave civile në Gazë si rezultat i luftës dhe me akuza se ka penguar furnizimet me ndihma për këtë territor, ku qindra mijëra njerëz po jetojnë në një krizë humanitare gjithnjë në rritje.

“Përqendrimi duhet të jetë te kthimi i pengjeve, përfundimi i kësaj lufte dhe një plan i qartë për atë që vjen më pas”, tha Blinken më 23 tetor.

Asnjëra palë, megjithatë, nuk duket e gatshme, të paktën publikisht, të shfrytëzojë atë që Blinken dhe të tjerët e shohin si mundësi.

Vetëm disa orë para se të fliste Blinken, ushtria izraelite rrëzoi një ndërtesë në një periferi të Bejrutit që tha se strehonte objekte të Hezbollahut. Në fundjavë Qeveria izraelite tha se shtëpia e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu u dëmtua nga një sulm me dron.

Ndërkohë, Hamasi vazhdon të mos pranojë t’i lirojë pengjet e mbetura që mban, pa e ndaluar Izraeli luftën në Gazë.

You Might Also Like

Autoritetet ruse e kanë shpallur Këshillin Britanik një organizatë të padëshirueshme

Sulmet ruse vrasin të paktën gjashtë persona, përfshirë një foshnjë, plagosin dhjetëra

Kim i Koresë së Veriut zotohet për ‘mbështetje të pakushtëzuar’ për luftën e Rusisë në Ukrainë

Europoli shkatërroi një rrjet trafikantësh armësh, u sekuestruan 74 armë

Takim i madh i NATO-s, tema kryesore do të jenë shpenzimet e mbrojtjes

TAGGED: #Antony Blinken, #Gazë, #Lufta
Kosova Times October 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Tokio protestohet kundër shkarkimit të ujit të kontaminuar në det

Kosova Times Kosova Times May 16, 2023
Rashiq konfirmon pjesëmarrjen në diskutimet e ShBA-së për Asociacionin
Si mund të duket një ofensivë tokësore e Izraelit në Rripin e Gazës?
Gruaja vret burrin, e godet me sëpatë në kokë teksa flinte dhe…
Vrasja e zëvendësshefit të Hamasit rrezikon të zgjerojë luftën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?