By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksidenti ne Lisabon, ngritet numri i te vdekurve ne 15, 18 të plagosur
September 3, 2025
Osmani: Edhe stadiumi i Prizrenit po bëhet
September 3, 2025
A ka ndonje gjurme ruse ne Qeveri?
September 3, 2025
Rumania distancohet nga ish-zyrtarët e fotografuar me Putinin
September 3, 2025
Kurti kujton grevën e punëtorëve të vitit 1990: Një nga aksionet më masive
September 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konsullata në Strasburg, Gërvalla: Gurthemel i misionit të përhershëm në KE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konsullata në Strasburg, Gërvalla: Gurthemel i misionit të përhershëm në KE
Lajme

Konsullata në Strasburg, Gërvalla: Gurthemel i misionit të përhershëm në KE

Kosova Times
Last updated: 2024/10/23 at 4:03 PM
Kosova Times Published October 23, 2024
Share
SHARE

Në prani të ambasadorëve dhe konsujve të shumë shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, eurodeputetëve, miqve të shumtë të Kosovës, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, bashkë me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Strasburg, ambasadorin Lulzim Hiseni, inauguruan objektin e ri të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Strasburg.

Në një njoftim për medie bëhet e ditur se objekti i ri i Konsullatës, me një sipërfaqe prej 350 m², është i vendosur në një zonë strategjike ngjitur me qendrën historike të qytetit, prapa katedrales së njohur “Saint Paul” dhe në mes të aleatëve më të fortë të Kosovës, misionit diplomatik të SHBA-së dhe të Gjermanisë.

“Ministrja Gërvalla para të pranishmëve të shumtë tha se tani, në Strasburg, flasim për standardet demokratike, për sundimin e ligjit, për të drejtat e njeriut dhe jam e lumtur që sërish këtë vit, të gjitha institucionet ndërkombëtare të besueshme e kanë konfirmuar Kosovën si kampion të demokracisë dhe sundimit të ligjit në rajonin tonë”, thuhet në njoftim.

Tutje, ambasadori Lulzim Hiseni tha se blerja e kësaj prone të mrekullueshme në zemër të Strasburgut, kryeqyteti evropian, simbol i paqes dhe pajtimit, tregon përkushtimin e Kosovës për të qenë thellësisht e rrënjosur në vlerat evropiane.

“Objekti i sapo inauguruar është pronë e Republikës së Kosovës dhe vjen pas vendimit të Qeverisë së Republikës për të blerë hap pas hapi objektet e misioneve të Kosovës jashtë vendit. Tashmë janë blerë objektet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Senegal dhe Kroaci”, thuhet tutje në njoftim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Eurobarometri: Shqiptarët përkrahësit më të mëdhenj për të qenë pjesë në BE

Arrestohet kontrabandisti, rrokullisi veturën e policisë gjatë arratisjes

Kurti: Me filmat e Dhimitër Anagnostit jemi rritur

Ujërat e zeza në shkollën ‘Ismail Qemali’, protestojnë prindër e nxënës

Reagon MASHTI: Klasat 6-9 nuk kanë nevojë t’i blejnë librat, ato barten

TAGGED: #Konsullata e Kosovës, #Strasburg
Kosova Times October 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dodik kërkon që RS të bashkohet me marrëveshjen ushtarake me Serbinë dhe Hungarinë

Kosova Times Kosova Times April 4, 2025
Lojtarët kryesorë në luftën civile në Siri
Shtetit të Kosovës nuk i duhen njerëzit e instrumentalizuar për qëllime profitereske politike
Të ndara në Prishtinë, partitë shqiptare bashkohen në Graçanicë
Antonio Conte dëshiron të drejtojë Bayern Munich
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?