By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ankaraja e quan terrorizëm sulmin në selinë e aviacionit shtetëror turk
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ankaraja e quan terrorizëm sulmin në selinë e aviacionit shtetëror turk
Rajon / Botë

Ankaraja e quan terrorizëm sulmin në selinë e aviacionit shtetëror turk

Kosova Times
Last updated: 2024/10/23 at 8:33 PM
Kosova Times Published October 23, 2024
Share
SHARE

Katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në atë që qeveria e quajti një sulm terrorist në selinë e Kompanisë turke të Aviacionit (TUSAS) të mërkurën.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe një shpërthim në një vend pranë Ankarasë.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se dy personat që kryen sulmin ishin vrarë në vendngjarje, duke shtuar se tre nga të plagosurit ndodheshin në gjendje kritike për jetën.

Në median turke u transmetuan pamjet e personave të armatosur duke hyrë në ndërtesën e TUSAS-it.

Në një konferencë në kuadër të takimit të grupit ekonomik BRICS që mbahet në Kazakistan, Presidenti turk Tajip Erdogan me në krah Presidentin Vladimir Putinin e dënoi sulmin.

Zoti Erdogan pranoi gjithashtu ngushëllimet e zotit Putin.

Po kështu sulmi u dënua nga NATO, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në një postim në median sociale X, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se aleanca ushtarake qëndron krah aleatit të saj, Turqisë.

“Njoftimet për të vdekur dhe të plagosur në Ankara janë thellësisht shqetësuese. NATO qëndron krah aleatit të saj, Turqisë. Ne dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe po monitorojmë nga afër zhvillimet”, shkruante ai.

Identiteti i autorëve të sulmit mbetet ende i paqartë.

Deri tani asnjë grup nuk kishte marrë përgjegjësinë mbi ngjarjen. Agjencia shtetërore ‘Anadolu’ njoftoi se prokurorët kishin nisur një hetim mbi sulmin.

Disa media pretenduan se bëhej fjalë për një sulm vetëvrasës dhe se brenda ndërtesës kishte pengje, por zyrtarët nuk e konfirmuan një gjë të tillë.

Dëshmitarët i thanë agjencisë ‘Reuters’ se punonjësit brenda ndërtesës ishin marrë nën mbrojtjen e autoriteteve dhe se askush nuk ishte lejuar të largohej për disa orë.

Të tjerë dëshmitarë thanë se kishin dëgjuar shpërthime në dalje të ndryshme të ndërtesës, ndërsa punonjësit e kompanisë që kishin përfunduar orarin zyrtar të punës, po largoheshin.

Dëshmitarët më vonë thanë se evakuimi i personelit nga selia e TUSAS-it kishte filluar dhe se autobusë të mbushur me njerëz ishin lejuar të largoheshin me përfundimin e operacionit.

Televizionet transmetuan pamje të një porte të dëmtuar dhe shkëmbim zjarri në një parkim. Po kështu pamjet tregonin sulmuesit e armatosur, teksa hynin në ndërtesë me çanta shpine në kurriz. Më vonë u panë të mbërrijnë ambulanca dhe helikopterë.

TUSAS-i është kompania më e madhe prodhuese e mjeteve ajrore në Turqi, mes tyre helikopterë luftarakë dhe civilë. Ajo po prodhon edhe avionin e parë luftarak të vendit, KAAN.

Kompania në pronësi të qeverisë turke ka një personel prej më shumë se 10,000 punonjësish.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

TAGGED: #Ankaraja, #Aviacioni shtetëror turk, #Terrorizëm
Kosova Times October 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

I mbijetoi masakrës së Hamasit në festival dhe qëlloi një nga sulmuesit në Tel Aviv

Kosova Times Kosova Times October 3, 2024
Rita Ora ka treguar modelin e ri të flokëve dhe ka impresionuar me qëndrimin e vendosur
Bislimi: Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është vendim i njëanshë
Vuçiq ka një histori të gjatë deklaratash të pavërteta, nuk besoj se Macron do t’i shiste aeroplanë: Ivana Stradner për vizitën e Presidentit të Serbisë në Paris
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?