By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Rendimenti i boronicës këtë vit, më i miri ndër vite
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tafa: Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë vijnë prej Iranit dhe grupeve ruse sa herë ka trazime në Ballkan dhe në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tafa: Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë vijnë prej Iranit dhe grupeve ruse sa herë ka trazime në Ballkan dhe në Kosovë
Rajon / Botë

Tafa: Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë vijnë prej Iranit dhe grupeve ruse sa herë ka trazime në Ballkan dhe në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/23 at 9:41 PM
Kosova Times Published October 23, 2024
Share
SHARE

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, foli sot për një seri ndërhyrjesh kibernetike disinformuese me burim nga Irani dhe grupe të lidhura me Rusinë ndaj infrastrukturave kritike të Shqipërisë sa herë që ka trazira në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë.

“Disinformimin ne e marrim kryesisht nga shteti Islamik i Iranit dhe grupe të lidhura me Rusinë, gjithmonë kur ka një trazim në Ballkanin Perëndimor, e sidomos kur ato që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës, dhe kjo shoqërohet gjithmonë me propagandë dhe me sulme kibernetike grupesh ruse”, tha zoti Tafa.

Ai i bëri këto komente në një dëgjesë para komisionit të posaçëm parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të Shqipërisë, ku foli për zhvillimet kibernetike brenda vendit.

Zoti Tafa tha se Autoriteti Kombëtar dhe operatorët e Shqipërisë janë ndeshur me 49 sulme vitin e kaluar dhe me 20 sulme këtë vit, nga të cilat nuk janë menaxhuar plotësisht vetëm 2 raste vjet dhe dy raste sivjet.

Ai përmendi sulmin ndaj INSTAT-it më 1 shkurt të këtij viti “i orkestruar nga shteti islamik i Iranit”, dhe propaganda që u përhap sikur “ishte prekur Censusi dhe të dhënat e qytetarëve”, e cila nuk ishte e vërtetë.

Zoti Tafa renditi një tjetër sulm kibernetik nga shteti Islamik i Iranit ndaj një banke të nivelit të dytë në fund të vitit 2022, kur u përhap paniku sikur ajo kishte falimentuar dhe nuk mund të tërhiqeshin më lekët atje nga qytetarët, një tjetër lajm i rremë.

“Çdo sulm kibernetik shoqërohet me lajme të rreme. I tillë ishte lajmi në fund të qershorit, që quhej “Bloody June” nëpërmjet portalit Homeland Justice në Telegram, ku propagandohej se qershori do të ishte i përgjakshëm, se do të kishte shkatërrim në masë të gjithë infrastrukturave kritike, për të cilën ne morëm të gjitha masat dhe 160 infrastrukturat kritike nuk patën asnjë problem, përveç dezinformimit. Një tjetër rast ishte publikimi i të dhënave ID të qytetarëve në Homeland Justice, që pretendohej sikur ishte një sulm aktual, por në fakt ishin të dhëna të vjetra që i përkisnin viteve 2013 dhe 2019”, detajoi zoti Tafa.

Drejtuesi i AKSK-së tha se për shkak të besimit në rritje tek institucioni, denoncimi i problemeve nga operatorët tek Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike është më shumë se 400 për qind se një vit më parë.

“Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me partnerët tanë të SHBA-ve dhe të BE-së, Italia, Rumani, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, NATO, OSBE, OKB. Jemi pjesë e forumit CRI, Counter Ransomware initiative, një iniciativë nga administrata Biden, ku Shqipëria drejton një nga shtyllat e saj dhe për të cilën u lavdëruam edhe në deklaratën publike të nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë”, tha zoti Tafa.

Ai përmendi edhe lajmin krejt të pavërtetë të portaleve dhe rrjeteve sociale sikur paneli i një piloti të Air Albania ishte marrë nën kontroll nga hakerat, si dhe lajmin e rremë sikur infrastrukturat e policisë ishin sulmuar.

Zoti Tafa shtoi se në spiunazhin teknologjik vetëm në janar – gusht të këtij viti janë vërejtur 600 raste të rrjedhjes së informacionit nga infrastrukturat kritike dhe në nivel qytetarësh mbi 5 mijë e 600 raste.

You Might Also Like

Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë

Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia

Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16

Studentët dhe qytetarët kërkojnë zgjedhje, pushteti përgjigjet me represion

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

TAGGED: #Shqipëri, #Sulme kibernetike
Kosova Times October 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Trump i jep fund koordinimit ushtarak me Izraelin: Biseda për Iranin shkaktoi mosmarrëveshje serioze me Netanyahun

Kosova Times Kosova Times May 30, 2025
Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët
Monumentet e periudhës sovjetike po kthehen në fantazma
Policia e Kosovës, pjesë e veprimeve të përbashkëta me EUROPOL-in, INTERPOL-in dhe FRONTEX-in, në parandalim dhe luftim të trafikimit me njerëz
Horoskopi ditor për 27 dhjetor: Bricjapët, vjen një ftesë dashurie që nuk e prisnit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?