By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendet e punës në Shqipëri po transferohen jashtë, si po ndryshon tregu
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Vendet e punës në Shqipëri po transferohen jashtë, si po ndryshon tregu
Lajme

Vendet e punës në Shqipëri po transferohen jashtë, si po ndryshon tregu

Kosova Times
Last updated: 2024/10/25 at 8:16 AM
Kosova Times Published October 25, 2024
Share
SHARE

Shqipëria jo vetëm nuk po përfiton nga tendenca e nearshoring (delegimi i prodhimit në tregje të tjera), por përkundrazi dhe ato vende pune që janë po mbyllen e proceset po transferohen jashtë.

Rritja e kostove të punës dhe humbjet që solli rënia e euros, bëri që shumë fabrika që prodhojnë në Shqipëri veshje, këpucë, ushqime etj, të transferohen jashtë vendit.

“21% punëtorë shqiptarë thonë se një pjesë e punës së bërë në vendin e tyre të punës, është zhvendosur në një vendndodhje ose shtet tjetër (14% në Ballkanin Perëndimor dhe 16% në BE)”, thuhet në rezultatet e Anketës Europiane për Aftësitë dhe vendet e Punës për vitin 2023.

Transferimi i vendeve të punës për shkak të rritjes së kostove në Shqipëri, ishte shumë më i lartë se në vendet e tjera të Ballkanit dhe të Europës.

Siç tregon anketa, tregu i punës në Shqipëri, po përjeton një tranzicion të madh. Rreth një e treta e punëtorëve shqiptarë, kanë përjetuar futjen e teknologjive të reja digjitale në vendin e tyre të punës.

Të anketuarit u pyetën për ndryshimet që kishin ndodhur në vendin e tyre të punës gjatë 12 muajve të fundit për sa i përket menaxhimit, vetë punës, teknologjive të reja digjitale, produkteve ose shërbimeve të reja, apo zhvendosjes së prodhimit.

Për shembull, rreth një në tre (35%), tregojnë se janë prezantuar teknologjitë e reja digjitale (26% në wB5 dhe 43% në BE). Për më tepër, gati gjysma e tyre (47%) thonë se janë zhvilluar produkte ose shërbime të reja në vendin e tyre të punës (38% në WB5 dhe 37% në BE) dhe janë integruar metoda të reja të menaxhimit (45% kundrejt 30% në WB5 dhe 35% në BE).

Futja e teknologjive të reja digjitale raportohet më shpesh nga punëtorët më të rinj (53% e atyre të moshës 25-34 vjeç kundrejt 21%-35% në grup moshat e tjera).

Në mënyrë të ngjashme, 66% e atyre në profesione të kualifikuara raportojnë për një ndryshim të tillë.

Ndryshime të tilla ndodhën gjithashtu më shpesh në sektorin publik dhe pjesëmarrjen e punëtorëve të moshës madhore në arsimimin dhe trajnimin e mëtejshëm. Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe evidencës mbi ekspozimin e punëtorëve ndaj teknologjive digjitale dhe ndikimit të tyre në nevojat për aftësi./Monitor

You Might Also Like

Prodhimi nga energjia e rinovueshme tejkalon qymyrin

ATK: Tatimet sjellin 794.3 milionë euro në arkën e shtetit

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

Kurti: Kosova vazhdon rritjen ekonomike dhe mbështet sektorin privat

198 ndërmarrje në Kosovë përfitojnë 8.9 milionë euro nga KIESA

Kosova Times October 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

“Tour de France” me masa mbrojtëse kundër Covid-19

Kosova Times Kosova Times July 14, 2024
Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar
Haradinaj: Të drejtën për të jetuar të lirë e arritëm falë ndihmës së ShBA-ve
Arllati: Poezia është mbretëreshë e arteve
Biden në vizitë të paparalajmëruar në Kiev
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?