By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot përkujtohet presidenti Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta
January 21, 2026
Moti sot, kryesisht i vranët dhe me ngrica
January 21, 2026
Horoskopi ditor për 21 janar
January 21, 2026
Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të
January 21, 2026
Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Trupat koreano-veriore në Rusi tregojnë ‘dëshpërimin’ e Putinit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > ShBA: Trupat koreano-veriore në Rusi tregojnë ‘dëshpërimin’ e Putinit
Uncategorized

ShBA: Trupat koreano-veriore në Rusi tregojnë ‘dëshpërimin’ e Putinit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/25 at 3:36 PM
Kosova Times Published October 25, 2024
Share
SHARE

Një ditë, pasi Uashingtoni tha se 3,000 trupa të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi, Pentagoni kritikoi presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se vendimi tregon “dëshpërimin” e tij.

“Rusia ka mbi 500,000 viktima në fushën e betejës, në Ukrainë/ Kjo me të vërtetë nënvizon dëshpërimin e Putinit, sepse ai ka dështuar të përmbushë objektivat e tij strategjike në fushën e betejës”, thotë zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.

Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma, miratoi marrëveshjen e “partneritetit gjithëpërfshirës strategjik” që presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në Phenian, në qershor. Dhoma e sipërme pritet ta miratojë marrëveshjen së shpejti.

Presidenti Putin tha të premten se i takon Moskës dhe Phenianit të vendosin nëse do të përdorin trupat e Koresë së Veriut në fushën e betejës. Ai theksoi se nëse Ukraina dëshiron të anëtarësohet në NATO, atëherë Moska ka të drejtë të ndërmarrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e saj.
“Po zhvillojmë bisedime me miqtë tanë koreanoveriorë me të cilët kemi qëndrim të njëjtë. Është vendimi ynë sovran nëse do të përdorim trupat koreanoveriore apo jo, ku dhe si. Ndoshta bëjmë vetëm disa stërvitje ushtarake, shkëmbim përvojash… Na takon neve se çfarë bëjmë”, thotë presidenti Putin.

Sipas marrëveshjes, Rusia dhe Koreja e Veriut duhet që të ofrojnë menjëherë ndihmë ushtarake reciproke duke përdorur “të gjitha mjetet” nëse njëra prej tyre sulmohet. Kjo është marrëveshja më e rëndësishme midis Moskës dhe Phenianit, që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Shërbimi i zbulimit ushtarak të Ukrainës tha se njësitë e para të Koresë së Veriut të trajnuara në Rusi ishin vendosur në rajonin Kursk, një zonë kufitare ruse pjesë të së cilës u morën nga forcat ukrainase në muajin gusht.

“Nëse ushtarët koreanoveriorë dërgohen në luftë, Pheniani pjesëmarrës në luftë. Kjo është një çështje shumë serioze”, tha Sabrina Singh, zëdhënëse e Pentagonit.

Singh gjithashtu njoftoi edhe për përfshirjen e trupave amerikane në një operacion të udhëhequr nga Iraku, kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS) në provincën Anbar, në Irak. Pentagoni, tha ajo, nuk është në dijeni për ndonjë viktimë nga trupat amerikane.

Ajo gjithashtu informoi shtypin mbi një sulm të përbashkët nga trupat amerikane dhe irakiane në fillim të kësaj jave që vrau disa drejtues të Shtetit Islamik në Irak. Gjatë këtij operacioni u plagosën dy ushtarë amerikanë.

Singh tha se ushtarët janë në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohen në Qendrën Ushtarake Kombëtare ‘Walter Reed’, pranë Uashingtonit.

You Might Also Like

Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”

Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë

Kaq shumë borë ra në këtë gadishull sa njerëzit u varrosën – në rrokaqiej

Begaj kërkon nga Moldavia të rishqyrtojë njohjen e Kosovës

Babai në SHBA drogoi vajzën e tij (12) dhe shoqet e saj që po qëndronin natën në shtëpinë e tyre

TAGGED: #Kore e Veriut, #Rusi, #ShBA
Kosova Times October 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina zëvendësoi komandantin në fushën më të rëndësishme të betejës

Kosova Times Kosova Times December 14, 2024
BE-ja do të ndajë 75 milionë euro për Kosovën për të zbutur krizën energjetike
Peci: Vendimi i KQZ-së nuk mund të konsiderohet për konsum ditor
Tanket e para amerikane Abrams arrijnë në Ukrainë
Çfarë thotë Dodik dhe çfarë thuhet në Kushtetutën e Bosnjës?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?