By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia dergon 150,000 ushtarë zhvendosen në Pokrovsk
September 14, 2025
Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës
September 14, 2025
Lista Serbe nis fushatën me retorikë nxitëse, njohësit kërkojnë monitorim
September 14, 2025
Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin
September 14, 2025
Kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve për shitblerje të narkotikëve
September 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani ekzekuton katër persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani ekzekuton katër persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin
Rajon / Botë

Irani ekzekuton katër persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin

Kosova Times
Last updated: 2022/12/04 at 12:34 PM
Kosova Times Published December 4, 2022
Share
SHARE

Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar katër persona të dielën, të cilët akuzoheshin se kanë punuar për agjencinë e inteligjencës së Izraelit, Mossad, tha media shtetërore IRNA. Ndërkaq, tre persona të tjerë janë dënuar me dënime të gjata me burg.

IRNA tha se Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar për arrestimin e një rrjeti njerëzish, që pretendon se janë të lidhur me agjencinë izraelite. Kjo gardë tha se anëtarët e këtij rrjeti kishin të kaluar kriminale dhe kishin tentuar që të prishnin sigurinë e shtetit.

Izraeli dhe Irani janë armiq rajonalë dhe Irani vazhdimisht njofton për ndalimin e njerëzve që thotë se spiunojnë për shtete të huaja, përshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Irani nuk e njeh Izraelin dhe mbështet grupet e armatosura anti-izraelite në mbarë rajonin, sikurse Hezbollah dhe Hamas.

Anëtarët e rrjetit vodhën dhe shkatërruan pronë publike dhe private dhe rrëmbyen qytetarë dhe i morën në pyetje, raportoi IRNA. Kjo media tha se këta persona kanë spiunuar dhe kanë marrë paga nga Mossadi në formë të kriptovalutave. Autoritetet iraniane nuk kanë paraqitur asnjë dëshmi për këto pretendime.

IRNA identifikoi të burgosurit e ekzekutuar si Hossein Ordoukhanzadeh, Shahin Imani Mahmoudabadi, Milad Ashrafi dhe Manouchehr Shahbandi. Ndërkaq, tre anëtarët e tjerë të grupit u dënuan nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, tha agjencia e lajmeve iraniane.

Personat e ekzekutuar ishin arrestuar dhe dënuar me vdekje në qershor, nën akuzat për “bashkëpunim të inteligjencës me Izraelin”.

You Might Also Like

Rusia dergon 150,000 ushtarë zhvendosen në Pokrovsk

Netanyahu do të arrestohet nëse vjen në Nju Jork?

Selanik: Një grua 36-vjeçare qëllon me thikë një burrë 34-vjeçar jashtë një klubi nate

Putin shpërblen Medvedevin

Një kongresmen amerikan propozoi një ligj që do të anulonte pasaportat e amerikanëve bazuar në kritikat ndaj Izraelit

Kosova Times December 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Lajçak: Me Bislimin e Petkoviqin nesër me hapa konkretë

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
Policia arreston dy iranianë
Autoritetet ruse në një dokument sekret pranuan se kishin hedhur pothuajse 40 bomba ajrore në rajonin e Belgorodit
Mehaj kërkon të niset një fushatë për anëtarësim në BE dhe NATO
RrGK reagon për punonjëset teknike: njëra ka përfunduar në QKUK
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?