By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon
June 27, 2025
Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës
June 27, 2025
Ismaili: BQK për dy vite kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
June 27, 2025
Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtetet e Gjirit Persik paralajmërojnë për përshkallëzim pas sulmeve ndaj Iranit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shtetet e Gjirit Persik paralajmërojnë për përshkallëzim pas sulmeve ndaj Iranit
Rajon / Botë

Shtetet e Gjirit Persik paralajmërojnë për përshkallëzim pas sulmeve ndaj Iranit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/26 at 1:16 PM
Kosova Times Published October 26, 2024
Share
SHARE

Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të shteteve të Gjirit Persik paralajmëruan për një “përshkallëzim” nga Izraeli, pasi ky shtet sulmoi caqet ushtarake në Iran.

Irani mbështet dy grupe në Lindjen e Mesme që aktualisht po luftojnë kundër Izraelit.

“Mbretëria e Arabisë Saudite shpreh dënon dhe denoncon” sulmet izraelite, dhe thekson “pozicionin e saj të qartë lidhur me kundërshtimin e përshkallëzimit të konfliktit në rajon që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e shteteve dhe njerëzve” në Lindjen e Mesme, shkroi Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite në X.

Izraeli tha se kreu sulme “precize” ndaj caqeve ushtarake në Iran, në shenjë hakmarrjeje për një sulm me raketa që Irani kreu ndaj Izraelit në fillim të tetorit.

Irani pranoi se Izraeli sulmoi caqe ushtarake të tij dhe tha se gjatë sulmeve u vranë dy ushtarë.

Izraeli po lufton me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë që nga tetori i vitit të kaluar.

Lufta në Gazë nisi, pasi Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Nga ofensiva izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor, Izraeli dhe Hezbollahu – grupi militant libanez dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – kanë këmbyer zjarr në kufi.

Ministria e Jashtme Saudite i bëri thirrje “komunitetit ndërkombëtar dhe palëve në ndikim që të marrin rolet dhe përgjegjësitë e tyre për të ulur përshkallëzimin dhe për t’i dhënë fund konflikteve në rajon”.

Ministria e Jashtme e Katarit, shtet që po ndërmjetëson përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gazë, shprehu “shqetësim të thellë lidhur me pasojat serioze që mund të prodhojë ky përshkallëzim” nga Izraeli.

Emiratet e Bashkuara Arabe po ashtu dënuan sulmet izraelite ndaj Iranit dhe shprehën “shqetësim të thellë” lidhur me “pasojat në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

Ndërkaq, Omani, shtet që për një kohë të gjatë luan rolin e ndërmjetësit mes Iranit dhe shteteve perëndimore tha se sulmet e Izraelit ndaj Iranit “nxisin cilin e dhunës dhe minojnë përpjekjet” për uljen e tensioneve.

Ky shtet tha se komuniteti ndërkombëtar duhet “t’i japë fund këtyre shkeljeve flagrante të territorit të shteteve fqinje”.

Ministria e Jashtme e Kuvajtit po ashtu dënoi sulmin dhe akuzoi Izraelin për “rrezikim të sigurisë në rajon”.

Izraeli tha se gjatë sulmeve në Iran, goditi ndërtesa të prodhimi të raketave, raketa dhe sisteme të tjera në disa rajone, duke paralajmëruar se Teherani “do të paguajë çmim të lartë” nëse kundërpërgjigjet.

Izraeli ishte zotuar se do të hakmerrej ndaj Iranit, pasi Teherani më 1 tetor lëshoi një breshëri prej 200 raketash ndaj Izraelit. Ky ishte sulmi i dytë i drejtpërdrejtë që Irani kreu ndaj armikut të tij të përbetuar, Izraelit. Shumica e raketave u rrëzuan, por u vra një person.

Irani kishte kryer edhe një sulm me raketa ndaj Izraelit në prill, teksa ky shtet mbështet dy grupe në Lindjen e Mesme që aktualisht po luftojnë kundër Izraelit.

You Might Also Like

Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së

Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon

Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe

Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore

Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik

TAGGED: #Gjiri Persik, #Lindja e Mesme
Kosova Times October 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Khamenei emëroi komandantë të rinj në vendet e të vrarëve

Kosova Times Kosova Times June 13, 2025
TOP – SEKRET: Inteligjenca britanike zbulon se Kina po përpiqet të joshë pilotët e tyre
Hapet thirrja për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit
Hapja e urës mbi Ibër: E mirëpritur në Jug e kundërshtuar në Veri
Kryhet një operacion i ndërlikuar në Spitalin e Pejës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?