By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plazhi “që duhet parë patjetër” ka rregulla që jo të gjithëve do t’u pëlqejnë
June 7, 2025
Tarifa e hyrjes për Ada e Bunës 2025: Gjithçka që duhet të dini
June 7, 2025
Në bregdetin e Adriatikut: A është kjo pishina natyrore më e bukur në botë?
June 7, 2025
Zgjedhen top dhjetë plazhet më të bukura në Evropë
June 7, 2025
Çfarë po ndodh me Planin e Ri të Mbrojtjes të NATO-s?
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Musliu-Shoshi: Organet e drejtësisë të hetojnë aferat në MPJD
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Musliu-Shoshi: Organet e drejtësisë të hetojnë aferat në MPJD
Lajme

Musliu-Shoshi: Organet e drejtësisë të hetojnë aferat në MPJD

Kosova Times
Last updated: 2024/10/26 at 2:01 PM
Kosova Times Published October 26, 2024
Share
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, në një konferencë për media ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë urgjentisht skandalet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës – të cilat lidhen me keqpërdorimin e dokumenteve zyrtare të qytetarëve tanë dhe ndërhyrjet e saj joligjore në organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme.

Mediat raportuan se 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi të mërgimtarëve – janë humbur në postën diplomatike të Republikës së Kosovës, tenderi për shpërndarjen e të cilave i ishte dhënë një kompanie me çmim shumëfish më të shtrenjtë.

“Si PDK, sot kemi vetëm një kërkesë për organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës që krahas hetimeve të tyre për hajnitë me energjinë elektrike, krahas hetimeve për hajnitë me ambalazhuesit e ujit, atyre me rezervat shtetërore dhe kontratat njëburimore, krahas hetimeve për nepotizëm e korrupsion nëpër institucione të ndryshme publike, urgjentisht të nisë hetimet edhe në MPJD për shkak dyshimeve për keqpërdorime të shumta me dokumentet zyrtare të qytetarëve tanë dhe ndërhyrjet e saj joligjore në organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme”, ka thënë Musliu – Shoshi.

Deputetja e PDK-së ka thënë se si pasojë e këtij dështimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, shumë udhëtime e bashkime familjare do të shtyhen, shumë punë do të ndërpriten, shumë shpenzime të qytetarëve tanë do të bëhen, e fatkeqësisht, edhe shumë plane të tyre do të prishen.

“Të risjellim në vëmendje vonesat e shumta për shkak të mungesës së materialit  në fillim të mandatit qeveritar, pastaj vonesat me muaj të tërë të dërgimit të dokumenteve nëpër misionet tona Konsullore për shkak të mos nënshkrimit me kohë të kontratave nga Ministrja Gervalla Schëarz. Të dyja këto ngecje ndodhën me qëllim të aplikimit të kontratave njëburimore nga qeveria”, tha Musliu – Shoshi.

Deputetja e PDK-së shtoi se kjo Ministri, e posaçërisht kjo Ministre, gjatë këtyre katër viteve ka dëshmuar vazhdimisht se nuk është as e Jashtme, as e Diasporës, dhe as e aftë për forcuar pozicionin e shtetit tonë në botë.

“Mërgatën tanë, kjo Qeveri i do vetëm për fushatë, për vota dhe për shfrytëzim politik. Këtë e vërteton edhe skandali tjetër i cili u zbulua dje nga mediat, për ndërhyrjen e MPJD-së në organizimin e zgjedhjeve. Në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Kushtetutën e Republikës, kjo ministri ka kërkuar nga ambasadorët dhe drejtuesit e misioneve konsullore që të sigurojnë hapësira të reja për votimin e diasporës për zgjedhjet nacionale”, ka thënë ajo.

Musliu – Shoshi tha se është e parë në historinë e Republikës së Kosovës që një Ministre e Punëve të Jashtme ka mandat të plotë, ndërkohë që asnjë njohje nuk i ka ardhur vendit dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare nuk është realizuar.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, në fund të konferencës së saj, ka falënderuar të gjitha mediat dhe gazetarët në Republikën e Kosovës, të cilët, përkundër përndjekjes politike, shantazheve dhe kërcënimeve nga ana e pushtetit, po vazhdojnë ta bëjnë më profesionalizëm punën e tyre.

Ndërkaq, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, deputetja Musliu – Shoshi ka dënuar sulmin ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ka ftuar organet e drejtësisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe të dënojnë akterët e përfshirë në këtë sulm. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Dhunë ndaj të miturit në Pejë, arrestohet babai

Mot i nxehtë dhe me diell këtë të shtunë në Kosovë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

TAGGED: #Ariana Musliu Shoshi, #MPJD, #PDK
Kosova Times October 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Rusi, u ngrit një çështje kundër gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Kosova Times Kosova Times March 20, 2023
Zbulohet anija kozmike më luksoze: Shihni çfarë do të shijojnë të pasurit
Reagon ambasada amerikane: “Është fyerje për viktimat e krimeve të luftës dhe familjet e tyre!”
Osmani takon Radoniqin: Procesi zgjedhor të jetë i drejtë e transparent
RTK shpërblehet me grant prej 60,000 eurove nga BE-ja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?