By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kaliforni, stendat e fushatave rivale përpiqen të ulin tensionet politike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kaliforni, stendat e fushatave rivale përpiqen të ulin tensionet politike
Rajon / Botë

Kaliforni, stendat e fushatave rivale përpiqen të ulin tensionet politike

Kosova Times
Last updated: 2024/10/26 at 7:50 PM
Kosova Times Published October 26, 2024
Share
SHARE

Në fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë pak çështje për të cilat janë dakord mbështetësit e demokrates Kamala Harris dhe ata të republikanit Donald Trump. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Genia Dulot na sjell historinë e dy banorëve në Kaliforninë Jugore, që shesin mallra me mesazhe politike dhe punojnë bashkë për të ulur tensionet mes klientëve të stendave të tyre partiake.

Kur demokratja nga Kalifornia, Sandra Robbie pa një stendë që shiste materiale të fushatës së kandidatit republikan Donald Trump, ajo u mërzit nga mungesa e pranisë së partisë së saj në komunitet dhe vendosi të hapte një stendë për kandidaten Kamala Harris.

“Ne kemi filluar të flasim për bindjet tona politike vetëm kohët e fundit. Më parë i mbanim për vete dhe jetonim me respekt për njëri-tjetrin. Por kur zoti Trump doli në skenë, gjithçka ndryshoi. Politika u bë si një garë sportive”, thotë ajo.

Qarku Orange në Kaliforni është një zonë e fortë republikane në këtë shtet me shumicë demokrate. Republikanët Elvie dhe Eddie Pantig nuk e pëlqejnë stendën e kandidates demokrate Kamala Harris.

“Nuk e duam këtë stendë këtu afër nesh, sepse qarku Orange supozohet të jetë republikan. Jo kaq afër njëri-tjetrit. Ndoshta në një cep tjetër, të ndarë, por jo së bashku”, thotë Elvie Pantig.

Steve Lawrence, që shet mallra të fushatës së zotit Trump, thotë se në fillim kishte pak tension me demokraten Sandra Robbie, por përfundimisht ata ranë dakord të ndanin hapësirën.

“Nuk ka asnjë arsye që ne të mos jemi në gjendje ta shfrytëzojmë së bashku këtë hapësirë. Ne kemi mendime të ndryshme mbi çështjet politike, por nuk kemi nevojë që urrejtja të hyjë në pikëpamjet politike të partive tona. Ne mund të bashkëjetojmë pa pasur nevojë të sillemi keq me njëri-tjetrit”, thotë ai.

Demokratja Susan Johnson thotë se të kesh dy stenda krah për krah është një ide e mirë.

“Mendoj se kjo është një gjë vërtet e zgjuar. Nëse njerëzit flasin me njëri-tjetrin, ata mund të gjejnë më shumë gjëra të përbashkëta”, thotë ajo.

Republikani Zaid Habaibeh thotë se stendat tregojnë se amerikanët mund të shkojnë mirë me njëri-tjetrin edhe kur nuk janë gjithmonë dakord për çështje të ndryshme.

“Kjo është liria, mund të shprehni mendimet tuaja dhe të flisni për atë që besoni. Unë ndjek rregullat e demokracisë në këtë vend. Ndërkohë, edhe pala tjetër mund të bëjë të njëjtën gjë”, thotë ai.

Demokratja Sandra Robbie dhe republikani Steve Lawrence thonë se janë bërë miq gjatë muajve të fundit dhe kujdesen për sigurinë e njëri-tjetrit. Ata thonë se shenja e tyre “Ju lutemi tregoni mirësjellje” ndihmon në uljen e tensioneve politike mes klientëve të tyre.

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

TAGGED: #Kaliforni, #Zgjedhje
Kosova Times October 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“Janë të mërzitura” – Gruaja që lufton monotoninë e pensionisteve

Kosova Times Kosova Times January 20, 2024
Të paktën 28 pelegrinë vdesin në një aksident në Iran
Sot fillon viti i ri shkollor
Parlamenti Evropian nesër për situatën në BiH: Po përgatitet dënimi i ashpër i Dodik dhe Vuçiqit
MSP: Ministri Daçiq do të përpiqet të ndalojë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?