By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria ruse pretendon se ka avancuar në lindje të Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ushtria ruse pretendon se ka avancuar në lindje të Ukrainës
Rajon / Botë

Ushtria ruse pretendon se ka avancuar në lindje të Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/27 at 5:56 PM
Kosova Times Published October 27, 2024
Share
SHARE

Rusia tha më 27 tetor se ushtria e saj ka avancuar në lindje të Ukrainës, duke marrë nën kontroll një fshat të frontit të luftës, që gjendet pak kilometra në veri të një qyteti kyç ukrainas, që është nën kontrollin e ushtarëve të Kievit.

Moska për muaj të tërë është duke avancuar në fushëbetejë kundër forcave ukrainase.

Njësitë e ushtrisë ruse, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, kanë marrë nën kontroll Izmailivkan.

Para se Rusia të niste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, Izmailivka kishte afër 200 banorë.

Ky fshat gjendet vetëm 8 kilometra në veri të qytetit kyç industrial të Kurakovas dhe vetëm disa kilometra në veri të Kurakivkas, një qytet i vogël në vijën e frontit që Moska po tenton që ta rrethojë.

Njoftimi u bë vetëm disa orë pasi Rusia pretendoi se kishte rrëzuar 51 dronë të Ukrainës mbi disa rajone të saj, përfshirë edhe pranë kufirit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 27 tetor paralajmëroi se Moska do të “kundërpërgjigjet” nëse Perëndimi e lejon Ukrainës të përdorë armët me rreze të gjatë veprimi për të kryer sulme thellë brenda Rusisë.

“Është herët që të thuhet, por sigurisht që departamenti i ushtrisë sonë po mendon për këtë dhe do të ofrojë disa lloje të kundërpërgjigjes”, tha Putin.

Për muaj të tërë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po kërkon nga partnerët e tij perëndimorë që t’i japin leje për të përdorur raketat me rreze të gjatë veprimi për të kryer sulme thellë brenda territorit rus. Zelensky ka argumentuar se sulme të tilla do të përshpejtonin përfundimin e luftës.

Putin ka deklaruar paraprakisht se nëse Ukrainës i mundësohet që të përdorë armët perëndimore me rreze të gjatë për të sulmuar territorin rus, kjo do të bënte që NATO-ja të ishte “në luftë” me Moskën. Putin tha të dielën se shpreson që Perëndimi e ka dëgjuar këtë paralajmërim.

You Might Also Like

Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor

Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”

Putini me uniformë ushtarake vizitoi qendrën e komandës së ushtrisë ruse: “A keni krijuar kushtet që ukrainasit të dorëzohen?”

Një surprizë në Kiev. Zelensky pranoi të negociojë lëshime të mëdha për Rusinë

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

TAGGED: #Rusi, #Ukrainë
Kosova Times October 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukrainë: Rusët vranë pesë ushtarë të kapur. Ka një regjistrim

Kosova Times Kosova Times December 22, 2024
Sondazh global i Gallup – si po e kaloni në punë dhe në jetë në përgjithësi-ku eshte Kosova?
Çamçakëz apo pilulë? Si u dha ‘alarmi’ për tabletën jeshile që konsumohej nga fëmijët në shkolla
Abdixhiku shpërfillë partinë, konsulta me faktorë të jashtëm për rrugëtim euroatlantik!
Godet me motoçikletë një shtetas të huaj, arrestohet i dyshuari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?