By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova dhe narrativat ciklike të shovinizmit serbomadh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kosova dhe narrativat ciklike të shovinizmit serbomadh
Opinion

Kosova dhe narrativat ciklike të shovinizmit serbomadh

Kosova Times
Last updated: 2024/10/27 at 10:36 PM
Kosova Times Published October 27, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Skënder MULLIQI

Nëse shikojmë realitetin e krijuar të pas luftës, do të shohim së nuk u larguam shumë nga e kaluara. Po vazhdon dhuna serbe në rajon, në një formë tjetër, dhunë në kohë paqeje, e cila po lë mbresa shkatërruese dhe tronditëse. Në këtë mes shtrohet pyetja, ku ishte Kosova pas lirisë të fituar më sakrifica të mëdha? Pak kronologji. Gjithçka ishte e brishtë nga ata që e drejtuan Kosovën. Zhvillimi ekonomik si bazë e mirëqenies as për afër nuk ishte në nivelin të kërkuar. U krijuan dallime të mëdha shoqërore, duke i varfëruar shumicën dhe po ashtu duke i detyruar të largohen nga vatrat e tyre shekullore. Si pasojë e mos punës, neglizhencës dhe apetiteve për pasurim të pafund të klasës politike grabitqare, u krijua një publik servil, kulturë e provincializuar, breza gjysme analfabet, pse arsimit nuk ju kushtua as kujdesi minimal sikur edhe shumë sistemeve të tjera, siç është shëndetësia dhe drejtësia. Në të gjitha këto mos përgjegjësia mbizotëroj për një kohë shumë të gjatë, e cila u tregua mbytëse e proceseve. Mbizotërojë korrupsioni dhe krimi i organizuar të cilat fenomene u bënë struktura e çatisë se gjithçkaje që bazohet në këtë vend përmes sferave të politikës dhe nomenklaturës së saj. Politika në Kosovë deri më ardhjen në pushtet të klasës se re politike, ishte larg përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve, duke mos i lejuar ata të shohin atë çka në thelb është e mirë dhe e rëndësishme. U krijua një realitet paralel, i ndarë nga realiteti dhe nga jeta. Dy dekada pas përfundimit të luftës mbetem shoqëri thellësisht e ndarë më shumë probleme të grumbulluara shoqërore dhe politike. Kosova mbeti hapësirë e zbrazur nga thelbi dhe përmbajtja, pa një përpjekje të duhur që të gjejmë rrugë tjetër. Ne piramidën e shtetit më të ri në Evropë koha ka treguar së më shumë patëm në krye njerëz, të cilët nuk ditën të bëjnë dallimin midis asaj që është shtet dhe çfarë nuk është shtet. Edhe klasa e re politike duhet të punojë shumë më shumë sa deri më tash në zgjedhjen e problemeve jetike të qytetarëve, sidomos të kategorive sociale, por edhe problemet të natyrave të tjera zhvillimore. Nuk them që nuk është punuar, por nevojitet angazhim më i madh që të arrihet mirëqenia e duhur shoqërore, kur dihet për koston e lartë të jetës. U ndalen keqpërdorimet e shumta produkt i klasës se kaluar, sidomos u punua shumë dhe në mënyre të dinjitetshme nga Qeveria e Albin Kurtit në planin e jashtëm politik, veçmas kur bëhet fjalë për bisedimet më Serbinë, të futura në qorrsokak nga ish pushtetet e shantazhuara, të cilat edhe prunë në pyetje sovranitetin dhe integritetin territorial, më marrëveshjet e dëmshme të nënshkruara në Bruksel. Për t’i mos përsëritur ato, së tashmë shumë herë është folur dhe shkruar për to, e që na sollën në pozitë nënshtruese ndaj Serbisë të Vuqiqit, më hipotekë të gjenocidit, e cili edhe i dominojë bisedimet duke e faktorizuar një shtet të parefomuar dhe më apatitë gllabëruese ndaj tokave shqiptare. Arriti që të faktorizohet një kriminel lufte, I cili po dëshiron të kthen krimet ndaj shqiptarëve të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar,pjesë e të cilave ishte edhe ai vet. Retorika serbe është e njëjtë, synimet dhe veprimet janë gjithashtu të njëjta. Ujqërit kthehen sërish në vampirë sapo krijohen kushte të favorshme. Dhe ne e dimë se ka gjithmonë mundësi të tilla. Ikja nga ballafaqimi me të dhënat dhe faktet e së shkuarës, shmangia e një vështrimi të ndershëm në sytë e asaj që na lanë si trashëgimi kolektive vitet nëntëdhjetë të shekullit të 20-të, sot, kur gjërat në rajon, nën presionin e tendencave ruso-serbe,po radikalizohen sërish. Jo pa fajin edhe të BE-së e cila po bën kompromise më forcat antidemokratike dhe më logjikë pushtuese. Duhet të merren parasysh të gjitha krimet serbe në ish-Jugosllavi, dhe tendenca për krime të reja. Krimet që po i kryen Putin në Ukrainë, po bëhen gurë i rëndë në qafën e kontinentit. Mos të lejohet rikthimi i epokës së Luftës se Ftoftë, që po pretendon Rusia më aleatin e saj natyror, Serbinë. Ngërçi në arenën politike ndërkombëtare për tu ballafaquar më shumë më këto probleme të prodhuara nga shekulli i kaluar, të përfundojnë për të mirën e njerëzimit dhe proceseve demokratike në Evropë. Narrativat e shovinizmi ruso-serbomadh po ushqejnë krime të reja dhe hapin mundësi që historia të përsëritet vazhdimisht, në mënyrë ciklike, në kuptimin e saj më të neveritshëm. Me fjalë të tjera, qëllimet e luftës po maskohen me petkun e paqes, që sapo të krijoheshin kushte të reja, të riaktivizohen. Serbia e Vuqiqit po ndërmerr veprime të gjera të cilët synojnë të sjellin trazira më mundësitë dhe zhvendosjes së re territoriale, për Serbi të Madhe, apo të një Mini Jugosllavie. Kosova nuk është në mëshirën e armiqve të përhershëm serb, të cilët po dëshirojnë jo vetëm ndarjen e Kosovës, por të asgjësojnë gjithçka që është shqiptare. Regjimi i Vuqiqit mori grushtin e rënd nga Policia e Kosovës,në tentimin terrorist në Banjskë që më luftë të ndan veriun e Mitrovicës. Dhe, grushtin tjetër vijues e mori nga Qeveria të cilën po e drejton më sukses Albin Kurti, i cili bëri shtirjen e plotë të pushtetit ne veri.

You Might Also Like

Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!

Apel i hapur për vetëdijesim politik dhe përgjegjësi kombëtare

Krimba zorrësh në organizmin politikë të Kosovës

Ka ikur koha e tranzicionit politik!

Populli i Dardanisë nuk mashtrohet

TAGGED: #Skënder Mulliqi
Kosova Times October 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Sport

Rusia përjashtohet edhe nga Kampionati Evropian 2024

Kosova Times Kosova Times September 20, 2022
Moti sot, kryesisht i vranët dhe me intervale me diell
“Putini duhet të bëjë një marrëveshje” – Trump diskuton NATO-n dhe përfundimin e luftës në Ukrainë
Hoxhaj takon ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt
Bochum thellon krizën e Bayern Munich
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?