By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB: Bota larg cakut për luftim të ndryshimeve klimatike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Shkencë > OKB: Bota larg cakut për luftim të ndryshimeve klimatike
Shkencë

OKB: Bota larg cakut për luftim të ndryshimeve klimatike

Kosova Times
Last updated: 2024/10/28 at 3:10 PM
Kosova Times Published October 28, 2024
Share
SHARE

Përpjekjet globale për t’i luftuar ndryshimet klimatike nuk janë në ritmin e duhur, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

OKB-ja i ka bërë këto deklarata pasi të dhënat e reja tregojnë se gazrat nga ngrohja janë duke u akumuluar në natyrë më shpejt sesa kurrë më parë në historinë e njerëzimit.

Planet aktuale kombëtare për t’i kufizuar emetimet e karbonit vështirë se mund të ulin nivelin e ndotjes deri më 2030, është thënë në analizën e OKB-së, duke lënë pezull përpjekjet për të mbajtur temperaturën e Tokës nën 1.5 gradë Celsius.

Këto të dhëna janë publikuar teksa në një raport ndaras është thënë se gazrat serrë janë rritur mbi 11 për qind në dy dekadat e fundit, dhe që koncentrimet atmosferike janë rritur në nivel rekord më 2023.

Hulumtuesit janë të shqetësuar se pyjet janë duke humbur aftësinë për të thithur karbonin, çka edhe mund të ketë kontribuuar në nivele rekorde të gazit në atmosferë.

Një agjenci e OKB-së, e angazhuar për të adresuar këtë çështje, ka analizuar planet shtetërore për të kufizuar karbonin në rreth 200 shtete.

Ekspertët bëjnë thirrje që temperatura globale të mos rritet mbi 1.5 gradë Celsius, meqë, sipas tyre, mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të rrezikshme për njerëzimin.

Organizata Botërore e Meteorologjisë ka thënë se hera e fundit kur Toka ka pasur koncentrime të tilla të karbonit në atmosferë ka qenë 3-5 milionë vjet më parë, kur temperatura mesatare e planetit ka qenë 2-3 gradë më e ngrohtë sesa tani, dhe nivelet e ujit ka qenë 10-20 metra më të larta.

Sipas kësaj organizate, niveli i gazrave serrë ka prekur shifra rekorde më 2023, dhe shkaktare kanë qenë zjarret pyjore në Kanada dhe kushtet klimatike të diktuara nga fenomeni El Nino.

You Might Also Like

Antarktida po fsheh diçka që nuk duhet të ekzistojë: Shkencëtarët nuk kanë përgjigje

Astronomët zbulojnë një objekt të pazakontë hapësinor që pulson çdo 44 minuta

Asambleja e OKB-së peshon rezolutat konkurruese që shënojnë 3-vjetorin e luftës në Ukrainë

Akullnajat po shkrihen më shpejt se kurrë më parë

Viti 2024 regjistroi temperatura rekord, rritet me 1.5°C ngrohja globale

TAGGED: #Ndryshimet klimatike, #OKB
Kosova Times October 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Testi demokratik!

Kosova Times Kosova Times May 5, 2024
Osmani: Sporti po vë në pah shkëlqimin e të rinjve tanë
Osmani: Kosova të mos e bëjë gabimin që e bëmë ne me Greqinë
Dy të vdekura në vetaksidentin në Fushë-Kosovë
Arrijnë votat e para nga diaspora
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?