Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosja, thotë se ende e kanë shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Nënkryetari i kësaj partie, njëherësh kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, deklaron se LVV-ja së bashku me partnerët e koalicionit nga komunitetet jo shumicë kanë 61 deputetë. Mirëpo, kjo sipas partive opozitare mbetet të shihet në seancën e radhës plenare se a do të mundet LVV-ja t’i miratojë projektligjet me shumicë të thjeshtë, ku nevojitet vota e 61 deputetëve. Opozitarët u shfaqën të ndarë se a do të votojnë ligjet e sponsorizuara nga partia në pushtet, derisa e kritikuan mazhorancën se ka humbur legjitimitetin në Kuvend.
Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se në bazë të numrave të shumicës parlamentare beson se Kuvendi do të mund të funksiononte.
Ai bëri të ditur se të mërkurën mbahet seancë plenare me pika të papërfunduara nga seancat e kaluara si dhe të enjten seancë të re plenare.
Konjufca: Mazhoranca në Kuvend ka 61 deputetë
Mesa e kuptoj unë dhe informatat që i kam, ata që e përbëjnë Grupin Parlamentar të mazhorancën aktualisht janë 61. Tash kur po flasim, 61 deputetë janë të grupit të LVV-së. Jo ndoshta të LVV-së por edhe në tërësi të mazhorancës ku përbëjnë edhe deputetët nga komunitetet jo shumicë. Mazhoranca i ka 61 deputetë të cilët i përkasin koalicionit qeveritar. Në këto kushte unë konsideroj se Kuvendi do të mund të funksiononte”, tha ai.
Konjfuca ironizoi edhe me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, të cilit iu drejtua duke i thënë “a t’iu tregoj çka të nguca gjatë mbledhjes së kryesisë”. Ai tha se PDK-ja ka përvojën sesi të funksionojë Kuvendi edhe pa e pas shumicën parlamentare duke rikujtuar vitet 2011-2014, kur në vitin e fundit koalicioni qeverisës atëherë kishte vetëm 57 deputetë në Kuvend.
Mirëpo sipas tij, në atë kohë LDK-ja megjithëse në opozitë ishte treguar konstruktive duke i votuar mbi 70 ligje.
Sipas tij, tash kanë ndryshuar rrethanat pasi LDK-ja siç tha ai është rebeluar dhe s’po voton ligje.
Ai tha se PDK-ja ka përvojën sesi të funksionojë Kuvendi edhe pa e pas shumicën parlamentare duke rikujtuar vitet 2011-2014, kur në vitin e fundit koalicioni qeverisës atëherë kishte vetëm 57 deputetë në Kuvend.
Mirëpo sipas tij, në atë kohë LDK-ja megjithëse në opozitë ishte treguar konstruktive duke i votuar mbi 70 ligje.
Sipas tij, tash kanë ndryshuar rrethanat pasi LDK-ja siç tha ai është rebeluar dhe s’po voton ligje.
Mirëpo reagoi shpejt shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili i quajti këto deklarata të turpshme.
“Nëse Vetëvendosje prej 58 deputetë të vet ka ra në 50 deputetë është faj i LDK-së? Pse LVV-ja në katër vjet të qeverisjes së vet nuk ka përkrah asnjë amendament të opozitës është faj i LDK-së? Pse LDK-ja pa asnjë kërkesë ia ka përkrah të gjitha nismat dhe ligjet që kanë të bëjnë me marrëveshje ndërkombëtare është faj i LDK-së? Pse LDK-ja ka qenë gjithmonë konstruktive është faj i LDK-së? Nëse këto janë faje të LDK-së jemi të gatshëm me i marrë këto faje….Të quash rebelim një sjellje normale parlamentare, kjo është e turpshme. Nga kush? Nga LVV-ja që e ka gjuajtur me zollë Kuvendin, nga LVV-ja që e ka gjuajtur kryeministrin dhe deputetët në fytyrë me gaz-lotsjellës. Ata me na quajtur neve rebel? Çka është rebelizmi? Konstruktiviteti konsiderohet tani rebelizëm”, theksoi ai.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk do të votojnë asnjë ligj nga pushteti derisa është në detyrë shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Ai shtoi se jo normalitetin në Kuvend e ka sjellë pushteti aktual dhe jo opozita.