By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LDK thotë se nuk u ndërtuan çerdhet e premtuara, reagon Qeveria
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LDK thotë se nuk u ndërtuan çerdhet e premtuara, reagon Qeveria
Lajme

LDK thotë se nuk u ndërtuan çerdhet e premtuara, reagon Qeveria

Kosova Times
Last updated: 2024/10/28 at 8:19 PM
Kosova Times Published October 28, 2024
Share
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar qeverinë se nuk i ka realizuar premtimet për ndërtimin e 160 çerdheve të reja dhe për ofrimin e shujtave falas për nxënësit e ciklit fillor. Lidhur me këtë, nga Qeveria thonë se Ministria e Arsimit ka ndarë buxhetin për ndërtimin e këtyre çerdheve, por komunat duhet t’a bëjnë ndarjen e lokacioneve të përshtatshme për ndërtimin e këtyre institucioneve parashkollore.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një videoje në Facebook ka thënë se nuk është realizuar premtimi i kryeministrit Kurti për 160 çerdhe të reja dhe shujta falas për nxënësit e klasëve 1-5.

Ai ka publikuar një video ku Kurti dëgjohet duke thënë “Do të kujdesem që për fëmijët tuaj të krijojmë vende të mjaftueshme në çerdhe duke i shtuar edhe 160 cerdhe në gjithë vendin, dhe të kemi shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën”.

Abdixhiku ka thënë se vetëm 4 çerdhe janë realizuar dhe se fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë.

“Çka u tha e çka s’u bë? Në politikë, valuta e vetme është fjala e dhënë – zotimi i bërë. 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 të realizuara. Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ndërkohë Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryezium ka thënë për RTK-në se nga marrja e mandatit e deri më tani numri i përgjithshëm i çerdheve të përfunduara, shkollave të adaptuara në çerdhe, çerdheve që janë në proces të ndërtimit dhe atyre që janë proces të tenderimit, është 59.

Ai ka theksuar se MASHT ka ndarë buxhetin për ndërtim të çerdheve por se kërkesat dhe vendosja e lokacioneve bëhen nga komunat.

“Ligjërisht, Ministria e Arsimit nuk mund të fillojë ndërtimin e çerdheve pa pasur kërkesa të kompletuara nga komunat. Për këtë, përveçse në takimet formale me drejtorët komunal të arsimit, ne kemi dërguar edhe letra zyrtare në adresë të komunave, me kërkesë për aplikimi për çerdhe si dhe kemi ndarë me ta materialet e projekteve me qëllim të lehtësimit të informimit dhe aplikimit për çerdhet modulare. Secilën kërkesë të Komunave e kemi trajtuar dhe adresuar me kohë.

Në mënyrë që të përmbushim planifikimin tonë, vazhdojmë të jemi në pritje të komunave për ndarjen e lokacioneve të përshtatshme për ndërtimin e çerdheve dhe plotësimin e kërkesave formale”, ka thënë Përparim Kryeziu.

Tutje ai ka thënë se përkundër që Ministria e Arsimit ka planifikuar rreth 40 çerdhe për ndërtim dhe adaptim këtë vit, nga komunat kanë pranuar vetëm 12 kërkesa me lejet për fillimin e procedurave të tenderimit.

You Might Also Like

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

TAGGED: #LDK, #Qeveria e Kosovës
Kosova Times October 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky përmendi qëllimin e operacionit të Forcave të Armatosura të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Kosova Times Kosova Times August 18, 2024
I fejuari im vdiq në ditën e dasmës sonë – më pas zbulova sekretin e tij të errët
Në Sarajevë mbahet manifestimi kulturor `Ditët e Sidranit`
Zeka: Masat e BE-së ndaj Kosovës, të paarsyeshme
ShBA a po Kina gëzojnë mbështetje më të madhe në arenën ndërkombëtare?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?