By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
October 27, 2025
Pas ndalimit të 45 turqve, Mali i Zi vendos viza të përkohshme
October 27, 2025
Sulm i madh me dron në Moskë, shpërthime të fuqishme
October 27, 2025
Moti në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura
October 27, 2025
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
October 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Orban në Gjeorgji pas zgjedhjeve të diskutueshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Orban në Gjeorgji pas zgjedhjeve të diskutueshme
Uncategorized

Orban në Gjeorgji pas zgjedhjeve të diskutueshme

Kosova Times
Last updated: 2024/10/28 at 9:07 PM
Kosova Times Published October 28, 2024
Share
SHARE

Kryeministri hungarez Viktor Orban mbërriti në Gjeorgji të hënën, pasi uroi partinë në pushtet për fitoren në zgjedhjet për të cilat opozita thotë se u karakterizuan nga shkelje zgjedhore.

Komisioni zgjedhor i Gjeorgjisë tha se partia “Ëndrra Gjeorgjiane” fitoi zgjedhjet e së shtunës me rreth 54 për qind të votave, por partitë e opozitës nuk e pranuan rezultatin dhe bënë thirrje për protesta.

Rezultatet e zgjedhjeve u dhanë një goditje gjeorgjianëve pro-perëndimorë, për të cilët vota ishte një zgjedhje mes alternativës së partisë në pushtet e cila ka thelluar lidhjet me Rusinë dhe asaj të një opozite që synon integrimin e përshpejtuar në Evropë

Kryeministri Orban uroi të shtunën partinë “Ëndrra Gjeorgjiane” për fitoren e saj.

“Populli i Gjeorgjisë e di se çfarë është më e mira për vendin e tij dhe ai foli sot!” shkroi ai në platformën X.

Në vizitën e tij në Gjeorgji, zoti Orban u shoqërua nga ministrat hungarezë të financave, ekonomisë dhe punëve të jashtme.

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto shkroi në Facebook të hënën se rezultati i zgjedhjeve në Gjeorgji ishte një “disfatë ” për liberalët.

Hungaria – e cila aktualisht ka presidencën e Këshillit Evropian – i ka zemëruar vendet e tjera anëtare të BE-së dhe NATO-s për shkak të lidhjeve të afërta me Rusinë megjithë agresionin rus ndaj Ukrainës që filloi në vitin 2022.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë bërë thirrje për hetim të plotë të parregullsive të pretenduara zgjedhore. Partia “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe komisioni zgjedhor thonë se zgjedhjet ishin të lira dhe të drejta.

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili, e cila e quajti rezultatin një “operacion special rus”, akuzoi partinë në pushtet të hënën se po përdor taktika dhe propagandë të stilit rus dhe u bëri thirrje gjeorgjianëve që të marrin pjesë në protesta të hënën mbrëma.

Kremlini të hënën mohoi përfshirjen e Rusisë në zgjedhje, duke thënë se Perëndimi, jo Moska, po përpiqen ta destabilizojnë situatën.

Në muajin korrik, zoti Orban shkaktoi debat kur udhëtoi në Moskë dhe Pekin, në atë që qeveria hungareze e përshkroi si “mision për paqe” gjatë presidencës së Hungarisë, pa u bashkërenduar me partnerët e saj të BE-së.

You Might Also Like

Mediat ndërkombërtare: Kosova drejt zgjedhjeve pas dështimit të Kurtit

Abdixhiku: Sot bie perdja e mashtrimit

Kinolli me shpresë se dikush do të reflektojë për ta bërë Qeverinë “Kurti 3”

VIDEO DHE FOTO 50,000 njerëz në rrugët e Valencias. “Një vit më parë humbëm gjithçka”

Rama: Qeverisja dhe transformimi digjital, pjesë e dialogut global

TAGGED: #Gjeorgji, #Viktor Orban
Kosova Times October 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia me konkurs për zyrtarë policorë nga të gjitha komunitetet

Kosova Times Kosova Times July 11, 2024
Osmani: Bashkëpunimi Kosovës-BeH në parimet e Procesit të Berlinit
Aktakuzë ndaj dy personave për futje të narkotikëve në burgun e Dubravës
Aksident i rëndë në Prizren, tre të vdekur e tre të lënduar
Qeveria serbe njofton për ashpërsimin e masave për posedimin e armëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?