By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Spanja mbështet emigracionin si levë nxitëse për rritjen ekonomike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Spanja mbështet emigracionin si levë nxitëse për rritjen ekonomike
Rajon / Botë

Spanja mbështet emigracionin si levë nxitëse për rritjen ekonomike

Kosova Times
Last updated: 2024/10/28 at 9:17 PM
Kosova Times Published October 28, 2024
Share
SHARE

Shumë vende të Bashkimit Evropian po bëjnë thirrje që blloku të vërë kufizime për emigracionin ndërkohë që është shtuar mbështetja për partitë politike të krahut të djathtë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Spanja është kundër këtij qëndrimi, ndërsa këmbëngul se mplakja e popullsisë evropiane ka nevojë për një emigracion të kontrolluar për të ndihmuar në rritjen e ekonomisë.

Në Spanjë këtë vit kanë mbërritur më shumë se 42,000 emigrantë të parregullt, një rritje prej dy të tretave krahasuar me një vit më parë. Shumica mbërrijnë në Ishujt Kanarie të Spanjës, rreth 100 kilometra nga vija bregdetare afrikane. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, rreth 6,000 emigrantë humbën jetën vitin e kaluar gjatë udhëtimit të rrezikshëm.

Për shumë emigrantë, ëndrra për një jetë më të mirë në Evropë i tejkalon rreziqet.

Zëri i Amerikës bisedoi me 22-vjeçarin Macire Konare i cili mbërriti në Spanjë nga shteti afrikan, Mali.

“Nëse vini këtu, duhet të shkolloheni, të mësoni dhe të flisni me njerëzit. Duhet të jesh njeri i hapur, veçanërisht si emigrant. Duhet të bëni përpjekje të dyfishta dhe kjo është ajo që po bëjmë”.

Emigrantët shpresojnë për një jetë më të mirë. Qeveria spanjolle po ashtu e shikon emigracionin si një mundësi ekonomike.

Si në shumë vende perëndimore, popullsia e Spanjës po plaket me shpejtësi. Ajo ka nevoja të mëdha për një krah të ri pune për të ndërtuar ekonominë dhe për të paguar taksat. Vitin e kaluar, shkalla e lindjeve në Spanjë arriti nivelin më të ulët ndonjëherë, nën 1.2, ndër më të ulëtat në Evropë.

Gjatë një takimi të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se emigracioni është jetik.

“Konkurrenca jonë e tanishme dhe e ardhshme, rritja ekonomike e vendit tonë, qëndrueshmëria e modelit tonë të mirëqenies varet gjithashtu nga migrimi. Duhet të menaxhojmë flukset e emigracionit nga perspektiva e sfidës demografike”.

Mes rritjes së mbështetjes për partitë e ekstremit të djathtë në Evropë, shumë vende të bllokut duan kontrolle më të ashpra të migracionit. Arritja e një ekuilibri nuk do të jetë e lehtë.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Jesus Verdu Baeza, profesor në Universitetin e Kadizit.

“Jemi një shtet me vlera dhe duam një ekuilibër mes kontrollit të emigracionit dhe një rruge ligjore për ardhjen e azilkërkuesve dhe respektimin e të drejtave të tyre. Kemi nevojë për ta. Pa emigrantët nuk mund të kemi fruta në dyqane. Ekonomia nuk mund të funksionojë siç duhet. Kemi nevojë për emigrantë”.

Si pjesë e qasjes së saj të re, Spanja po harton një “strategji për Afrikën” duke u përqendruar tek ajo që e cilëson si transformim ekonomik dhe social të kontinentit.

Ndërsa kërkon të lehtësojë emigracionin në bazë të rregullave, Spanja po përpiqet të ndalojë hyrjen e emigrantëve të parregullt. Ajo kërkon që “Frontex”, agjencia kufitare e BE-së, të kërkojë leje për të patrulluar brigjet afrikane dhe të ndalojë varkat e emigrantëve.

Shumë emigrantë janë traumatizuar nga udhëtimi. Një prej tyre është edhe marokeni 21-vjeçar, Ahmed Qarrab.

“Një këshillë për bashkatdhetarët dhe miqtë: Mos udhëtoni me varka të vogla, sepse janë shumë të rrezikshme”.

Spanja kërkon një zgjidhje afatgjatë për emigracionin që funksionon për Afrikën dhe Evropën. Por shpresa për një jetë më të mirë vazhdon të tërheqë dhjetëra mijëra njerëz nëpër ujërat e rrezikshme.

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali

TAGGED: #Emigracioni, #Spanja
Kosova Times October 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

“I mbijetova 6 atentateve, rusët tani po planifikojnë diçka më të keqe”: Pretendimet tronditëse të Zelensky, pretendimet se ferri po përgatitet për fundvit

Kosova Times Kosova Times November 21, 2023
Partitë bullgare arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë
A fshihet Hamasi në spitalin kryesor të Gazës?
Gazetari i BBC-së flet në njëzet e pesë vjetorin e çlirimit të Kosovës
Dy persona ia thyejnë pasqyrat një autobusi në Mitrovicë të Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?