By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lajm i mirë – BE-ja po ndryshon rregullat për bagazhet e dorës
June 29, 2025
Bali Europian: Ka plazhe të bukura me rërë dhe një koktej në një bar plazhi do t’ju kushtojë vetëm 3 euro
June 29, 2025
Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli
June 29, 2025
RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës
June 29, 2025
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gazetari shqiptar Enkel Demi promovon në Beograd librin `Flama`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Gazetari shqiptar Enkel Demi promovon në Beograd librin `Flama`
Lajme

Gazetari shqiptar Enkel Demi promovon në Beograd librin `Flama`

Kosova Times
Last updated: 2024/10/28 at 10:36 PM
Kosova Times Published October 28, 2024
Share
SHARE

Në Beograd u mbajt promovimi i romanit “Flama” nga shkrimtari dhe gazetari shqiptar, Enkel Demi. Gjatë promovimit në Shtëpinë Evropiane, në Beograd, u theksua rëndësia e letërsisë, si një mjet për hapjen e dialogëve të rinj dhe tejkalimin e kufijve gjuhësorë dhe kulturorë. Autori Enkel Demi, si dhe shumë të pranishëm të tjerë, theksuan se arti mund të kontribuojë në kuptimin dhe pajtimin midis komuniteteve.

Ngjarje kulturore e rrallë në Beograd vlerësohet promovimi i romanit shqiptar “Flama”, i përkthyer në serbisht, i shkrimtarit dhe gazetarit shqiptar, Enkel Demi, i cili shkruan me pseudonimin Tom Kuka. Të pranishmit në promovim theksuan potencialin e letërsisë për të hapur një hapësirë për dialog të ri, që tejkalon kufijtë gjuhësorë dhe kulturorë.

“Besoj se pengesat komunikative, paragjykimet dhe kufijtë që krijojmë mund të tejkalohen përmes artit dhe letërsisë, sidomos kur arrijmë të tejkalojmë kufijtë banalë të urrejtjes. Nëse fillojmë të flasim, mund të tejkalojmë shumë”, tha Enkel Demi, Autor i librit Flama.

Shtëpia botuese ‘Libri Akademik’ e cila ka botuar librin, thekson rëndësinë e shkëmbimeve letrare ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Ndërsa vlerësohet se përkthimi letrar hap rrugën për të kuptuar dhe afruar kultura të ndryshme.

“Përkthimi i shkrimtarëve shqiptarë dhe serbë është shumë i rëndësishëm, sidomos tani kur dialogu kulturor pothuajse nuk ekziston”, tha Bora Babiq, nga shtëpia botuese ‘Libri Akademik’.

“Sot, shumica e përkthimeve janë për punë dhe biznes, por përkthimi letrar është shumë i rëndësishëm, pasi i lejon njerëzit që nuk flasin gjuhën të përjetojnë kulturën dhe artin e një kombi tjetër”, tha Danica Vasileviq, albanologe, përkthyese e librit.

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, theksoi rëndësinë e këtij hapi për zhvillimin e marrëdhënieve ndërkulturore.

Bardhyl Canaj, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë

“Kemi nënshkruar një marrëveshje për përkthimin e autorëve nga të dyja vendet. Publikimi i këtij libri është një hap përpara, pasi letërsia dhe kultura janë ato që e afrojne më shumë njerëzit dhe vendet tona”, tha ambasadori Canaj.

Romani “Flama” është një histori e jetës në Tiranë një shekull më parë. Ky roman i Tom Kukës fitoi Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsinë në vitin 2021.

You Might Also Like

Sonte Opera e Kosovës sjellë perlat shqipe me koncertin “Kosova në tinguj”

Kosova hap Këndin e Librit në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë

MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Emërimi i drejtorit u bë pa kuorum dhe është i pavlefshëm

IAP, MASHTI-t: Caktimi i u.d. drejtore, i bazuar në akte e procedura

​MAShTI heton vendimin për drejtorin e ri të Institutit Albanologjik

TAGGED: #Enkel Demi, #Flama
Kosova Times October 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ka arsye të mira që Ukraina të godasë më thellë në Rusi, thotë shefi ushtarak i NATO-s

Kosova Times Kosova Times September 14, 2024
Nga 1 gushti KEDS aplikon tarifat e rikyçjes për amvisëri në vlerë 17.70 €
Dorëhiqet kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar
U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi midis Kuvendit dhe organizatës Balkan Green Foundation
Kamionët me mallra serbe as sot nuk lejohen të hyjnë në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?