By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bllokohen rrugët në Shqipëri gjatë protestës së opozitës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bllokohen rrugët në Shqipëri gjatë protestës së opozitës
Rajon / Botë

Bllokohen rrugët në Shqipëri gjatë protestës së opozitës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/29 at 10:28 PM
Kosova Times Published October 29, 2024
Share
SHARE

Deputetë dhe mbështetës të partive opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, kanë protestuar të martën, duke bllokuar gjashtë prej kryqëzimeve kryesore në disa qytete të vendit për gati tri orë.

Një ndër kryqëzimet ku u bllokua qarkullimi i automjeteve ishte dhe ai ku është arrestuar ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, më 21 tetor.

Përmes aksionit të mosbindjes civile, të shpallur nga opozita para një muaji, kërkohet që një Qeveri teknike të çojë vendin në zgjedhje, por edhe lirimi i Sali Berishës, i cili mbahet në arrest shtëpiak nën dyshimet për korrupsion.

Bllokimi i kryqëzimit kryesor në hyrje të Tiranës u shoqërua edhe me përplasje fizike, pasi deputetë demokratë dhe protestues shtynë zyrtarë të policisë, me pretendimin se po provokoheshin prej tyre, për shkak të pranisë së lartë të zyrtarëve policorë.

Policia u kujtoi protestuesve se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale. Policia i orientoi drejtuesit e automjeteve të lëviznin në rrugë alternative.

Protestuesit u vunë flakën disa gomave të makinave në Tiranë, Elbasan, Durrës, Milot dhe Fier. Në secilin prej gjashtë kryqëzimeve ishin të pranishëm deputetë të Partisë Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha pas tre orësh protestë se ‘nuk ka kthim pas’.

“Rezistenca jonë do të vijojë, mosbindja civile do të sjellë zgjidhje për vendin. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhjeje”, tha Noka.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta, tha se ish-presidenti u rrëmbye, si dhe sulmoi prokurorët duke i quajtur ‘mercenarë e vrasës me pagesë të opozitarizmit.’

Përfaqësues të të dyja partive në opozitë pretendojnë se hetimet ndaj Berishës dhe Metës nuk lidhen me afera korruptive, por me “skenarë për të goditur opozitën para zgjedhjeve të vitit 2025”.

Aksioni i opozitës ka nisur që pas arrestimit të deputetit demokrat, Ervin Salianji dhe dënimit të tij me një vit burg për “kallëzim të rremë”, në fund të shtatorit.

Kjo u pasua me djegien e ulëseve të deputetëve demokratë para Kuvendit si dhe me përplasje fizike mes deputetëve dhe pjesëtarëve të Gardës, që garantojnë sigurinë në Kuvend.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që u panë më 30 shtator në Kuvendin e Shqipërisë, dhe i kanë bërë thirrje pushtetit dhe opozitës që të zhvillojnë dialog.

You Might Also Like

68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre

Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE

FOTO DHE VIDEO Shefi i NATO-s viziton rajonin e Çernihovit në Ukrainë

Tusk thotë se Epstein mund të ketë qenë spiun rus. Reagimi i parë i Kremlinit ka mbërritur

U shënua 32-vjetori i masakrës së Markales: Edhe pas tre dekadash, nuk ka aktakuza për rrethimin e Sarajevës

TAGGED: #Bllokim rrugësh, #Opozita, #Protestë, #Shqipëri
Kosova Times October 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sveçla pas lirimit të objektit në veri: Hapësirat e uzurpuara po kthehen

Kosova Times Kosova Times May 14, 2025
Ukë Rugova, kandidat i LDK-së për deputet
Shfuqizohet vendimi për ndalimin e qarkullimit të automjeteve mbi 7.5 ton
Frittata me brokoli
Ka nisur një hetim për aferat e Jared Kushnerit në Ballkan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?