By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë
June 9, 2025
Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës
June 9, 2025
Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas
June 9, 2025
Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë
June 9, 2025
Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hysa: Qeveria e Maqedonisë së Veriut dëshiron të bëjë revizionizëm historik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hysa: Qeveria e Maqedonisë së Veriut dëshiron të bëjë revizionizëm historik
Lajme

Hysa: Qeveria e Maqedonisë së Veriut dëshiron të bëjë revizionizëm historik

Kosova Times
Last updated: 2024/10/29 at 11:40 PM
Kosova Times Published October 29, 2024
Share
SHARE

Ish-ambasadori i Kosovës Ylber Hysa, i ftuar në ‘RTKPrime’ ka folur për situatën në Maqedoninë e Veriut, për sigurinë në rajon dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Situatën në Maqedoninë e Veriut, Hysa e vlerësoi si shumë serioze. Ai tha se brenda 100 ditëve të qeverisë së këtij shteti, ajo që dukej fushatë zgjedhore, tani po duket edhe si program qeverisës.

“Të gjitha ato që i kanë folur liderët e VMRO-së, përfshirë këtu edhe presidenten e vendit, Gordana Silanovska-Davkova, por edhe kryeministrin Mickoski, praktikisht janë realizuar”, tha Hysa.

Sipas tij, partia në pushtet, përveç se ka kundërshtuar BE-në ka pasur një përqendrim të theksuar të një fushate antishqiptare, duke i cilësuar si fajtor për degradimin identitar të Maqedonisë.

Duke folur për letrën e Ali Ahmetit dërguar liderëve ndërkombëtarë, por edhe të liderëve shqiptarë, Hysa tha se Ahmeti bën përgjegjës kryeministrin Albin Kurti për atë që po ndodhë tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Hysa përmendi mekanizmin e quajtur “balancer”, i cili e ruan përfaqësimin e shqiptarëve në bazë të kuotave në administratën shtetërore.

“Vendimi i cili e ka hequr ‘balancuesin’ për shqiptarët është serioz, sepse në arsyetimin që i bëhet në gjyqin kushtetues praktikisht mohohet etnia, si princip i punësimit dhe në rastin e Maqedonisë së Veriut, mohimi i etnisë do të thotë mohimi i vet Kushtetutës dhe frymës së Marrëveshjes së Ohrit”, tha Hysa.

“Me vendim të tillë, praktikisht Maqedonia e Veriut kthehet para vitit 2001”, tha më tutje, Hysa.

Ai tha se qeveria e Maqedonisë së Veriut gradualisht është duke u rreshtuar krah bllokut ‘konservativ problematik në BE, që ka të bëjë me popullistët si Orban e Vuçiq.

“Kjo qeveri e kryesuar nga VMRO sikur dëshiron t’u thotë shqiptarëve se tani është një Maqedoni tjetër, nuk është si në vitin 2001, sikur dëshiron ta bëjë një revizionizëm historik të këtyre ngjarjeve”, tha Hysa.

Hysa tutje përmendi afrimin e kësaj qeverie me Beogradin zyrtar, i cili tha se brenda 100 ditëshit në qeveri, ka pasur shumë takime me zyrtarët serbë.

Kurse për partnerin qeverisës nga radhët e shqiptarëve VLEN, Hysa tha se karshi këtyre zhvillimeve nuk ka reaguar thuajse fare, përkundrazi, ka fajësuar BDI-në, që çështjet e tilla do të duhej të zgjidheshin në kohën kur BDI ishte në pushtet.

Ai tutje tha se situata gjeopolitike në botë ndikon që të mos ketë vëmendjen e duhur për gjendjen në të cilën ndodhet Maqedonia e Veriut.

“Nëse Maqedonia nuk brengoset për rrugëtimin e saj në BE, kur tani ka marrë një “flakareshë” me ndarjen nga Shqipëria, atëherë kjo tregon për një frymë jo shumë miqësore dhe properëndimore të Maqedonisë”, tha Hysa, teksa shtoi se kjo do të duhej të ishte shqetësuese edhe për vetë shqiptarët, të cilët ishin garantues të një Maqedonie properëndimore.

Hysa më tej tha se nëse kjo qeveri vazhdon me këtë logjikë dhe nëse Gjykata Kushtetuese do të merrte vendim cenues ndaj përdorimin e gjuhës shqipe, atëherë do të ishte një alarm edhe për rajonin.

Hysa tutje, pohoi se ka një sinkron në mes të ngjarjeve që po ndodhin në Maqedoni të Veriut dhe të asaj në Serbi, ku pak ditë më parë është krijuar një gjykatë ku Kosova është shpallur “zonë e veçantë”. Sipas tij, kjo mund të prodhojë probleme serioze dhe politike, jo vetëm të sigurisë.

Qëllimi i Serbisë, sipas Hysajt, është që të krijojë një atmosferë nervozizmi karshi Kosovës.

Mes tjerash u diskutua edhe Raporti i Progresit. Hysaj tha se ky raport, ndonëse nuk është publikuar në tërësi, zbatimi i marrëveshjes franko-gjermane është në thelb të reflektimi të raportit në fjalë, si dhe të rrugëtimit të anëtarësimit ën BE.

Ndërsa për dialogun Kosovë-Serbi dhe për Asociacionin, ish ambasadori kosovar tha se më shumë ka qenë përpjekje për ta mbajtur gjallë dialogun, sesa të arrihet ndonjë përparim esencial.

“Dialogu deri më tani ka qenë një lojë tenisi, ku palët kanë hedhur faje ndaj njëra-tjetrës, kurse pala ndërkombëtare dukej si një arbitër tenisi duke përcjellë topin”, theksoi ai.

Ndërkaq pas zgjedhjeve në SHBA, sipas Hysajt, pavarësisht se kush do të zgjidhet president, gjërat do të ndryshojnë, sepse do të ndryshojnë prioritet në gjeopolitikën amerikane.

You Might Also Like

Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë

Presidentja Osmani cakton 12 tetorin datë të zgjedhjeve lokale 2025

Auditori i Përgjithshëm gjen një sërë parregullsish në Komunën e Prishtinës

Kupina: Behrami po shpif, Presidenca nuk vazhdon mandat të Speciales

Kadrijaj : Dështimi i zgjedhjes së kryeparlamentares është dështim i Kurtit

TAGGED: #Maqedonia e Veriut, #Ylber Hysa
Kosova Times October 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
Aston Villa dhe Liverpool ndahen baras
Shqipëri, strategjia e KLGj-së për çështjet e prapambetura ngre debate
Policia shqipton mbi një mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Dreshaj i AAK-së: Të hiqet kushtëzimi i 15 vjetëve përvojë për pensionistët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?