Disa trupa të pajetë janë gjetur pas shirave të dendur dhe përmbytjeve në Spanjën jugore dhe lindore.

Stuhia goditi fillimisht qytetin Letur në provincën lindore të Albacete dhe pamjet tregojnë foto të automjeteve të ngjeshur pasi shoferët u larguan prej tyre.

 

Udhëheqësi i rajonit lindor të Valencias u tha gazetarëve të mërkurën herët se disa trupa të pajetë ishin gjetur në zonat e goditura nga përmbytjet, pa specifikuar se sa.

“Janë gjetur trupa të pajetë, por për respekt për familjet, nuk do të japim asnjë informacion të mëtejshëm”, tha Carlos Mazon.

Foto: Rrjeti X

Foto: Rrjeti X

Punonjësit e urgjencës, të mbështetur nga dronët, po kërkonin për gjashtë persona të zhdukur pas përmbytjeve në qytet, tha një përfaqësues i qeverisë qendrore në Castilla-La Mancha për transmetuesin publik spanjoll TVE.

Policia në qytetin L’Alcudia në Valencia tha se po kërkonte një shofer kamioni i cili ishte zhdukur që nga orët e para të pasdites.

“Unë po ndjek me shqetësim raportet e personave të zhdukur dhe dëmet e shkaktuara nga stuhia në orët e fundit,” shkroi kryeministri Pedro Sánchez në X, duke u kërkuar njerëzve të ndjekin këshillat e autoriteteve dhe duke shtuar:

“Kini shumë kujdes dhe shmangni udhëtimet e panevojshme”.

Foto: Rrjeti X

Foto: Rrjeti X

Më shumë se 10 fluturime që duhej të uleshin në aeroportin e Valencias u devijuan drejt qyteteve të tjera të Spanjës për shkak të shiut të dendur dhe erës.

Operatori kombëtar i infrastrukturës hekurudhore ADIF ka njoftuar se ka pezulluar trenat me shpejtësi të lartë ndërmjet Madridit dhe portit lindor të Valencias për shkak të efekteve të stuhisë në pikat kryesore të rrjetit hekurudhor në rajonin e Valencias.

Një tren me shpejtësi të lartë me 276 pasagjerë doli nga shinat në rajonin jugor të Andaluzisë, por askush nuk u lëndua. Shërbimet e urgjencës kanë shpëtuar shumë njerëz në Alora, Andaluzi, disa me helikopterë, pasi një lumë ka dalë nga brigjet e tij.

Agjencia shtetërore meteorologjike AEMET shpalli alarmin e kuq në rajonin e Valencias dhe nivelin e dytë më të lartë të alarmit në pjesë të Andaluzisë. Disa rrugë janë mbyllur në të dy rajonet për shkak të përmbytjeve.