“Kemi hasur kompani ku pronari përfitues vjen nga vende jo mike as për Shqipërinë, as për vendet e tjera. Kemi të bëjmë më sistemin financiar, merreni si alert. E kanë këtë shqetësim të gjitha vendet në kufi me Rusinë, kanë shtuar vigjilencën”.
“Po ndodh një fenomen që pas luftës në Ukrainë investitorët me origjinë ruse u zhvendosën në vendet e BE për t’i shpëtuar sanksioneve. Kriteri që është i regjistruar në një vend të BE-së nuk mjafton nëse duam të ruajmë të pastra tregjet tona financiare. Të rishikojmë rregulloret tona ose të shtojmë mbikëqyrjen. 83% të investuara në titujt e qeverisë së Shqipërisë që hyjnë dhe mbajnë borxhin publik. Dikush që të mban borxhin të mban gjithçka, mban politikat dhe sovranitetin”, theksoi Braçe.
Ndërsa Mimoza Kaçi, drejtuese e AMF-së, u shpreh: “Janë investitorët individual. 83% janë të investuara në letra të qeverisë, nuk shohim një risk që investohen jashtë territorit të Shqipërisë apo në vende me risk. Nuk është kapital i ardhur nga jashtë, por kapital i individëve në Shqipëri”.
Sipas deputetit socialist, ky fenomen është parë si shqetësues edhe në vendet e rajonit, ndërsa Shqipëria duhet të marrë masa sa më parë për çdo sektor të ekonomisë: “A keni informacion për individë, kompani, grupe që janë në treg të lirë dhe vijnë nga vende jo mike që bëhen pjesë e transaksionit të borxhit të Shqipërisë? Kemi vërejtur fluks të investimeve të huaja, kapitaleve nga këto vende, institucione apo individë që operojnë në tregjet tona”.
Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë, deklaroi: “I drejtë konstatimi juaj. Normal që do rrisim vigjilencën tonë. Pronarët përfitues që na rezultojnë nuk janë të listuar me masa shtrënguese. Duhet koordinim me institucionet e tjera, banka e ka të pamundur vetëm. Nuk na rezulton të kemi investime të huaja nga vendet armiqësore e në fakt duhet përcaktuar kë quajmë armiqësore. Nëse penetrohet nga investimet e vendeve të tjera, nuk është në tagrin tonë ta identifikojmë.”
Sa i përket investimeve të huaja në sektorin e pasurive të patundshme, guvernatori sqaroi se janë bankat ato të cilat me kriteret e tyre përjashtojnë automatikisht rastet e dyshimta