Partia Socialdemokrate ka zhvilluar aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në lidhje me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së tha se për këtë qeveri secili person është i dyshuar.
Ai tha se kjo Byro nuk është byroja për antikorrupsion, është Byroja e Partisë kundër lirisë së njerëzve. Sipas tij, ky ligj nuk duhet të kalojë, sepse liria do të triumfojë përkundër Partisë, përkundër linçimit e shantazhit.