By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump: Pothuajse kam marrë një vendim për Tomahawks, por ka pyetje
October 7, 2025
Horoskopi ditor për 7 tetor 2025
October 7, 2025
2,500 kilometra nga fronti: Rusët mbulojnë qendrën e tyre sekrete të testimit të armëve bërthamore me rrjeta
October 7, 2025
Vrasja e gjyqtarit: Autori i vrasjes ishte në konflikt me 31 familje
October 6, 2025
PDK në Rahovec premton tërheqje të investimeve të huaja
October 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serbia liron një aktivist bjellorus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Serbia liron një aktivist bjellorus
Rajon / Botë

Serbia liron një aktivist bjellorus

Kosova Times
Last updated: 2024/10/31 at 11:19 PM
Kosova Times Published October 31, 2024
Share
SHARE

Aktivisti dhe gazetari bjellorus, Andrey Hnyot (i njohur edhe si Andrew Gnyot), është liruar nga arresti shtëpiak në Serbi dhe është lejuar që të largohet për në një shtet të paspecifikuar evropian, thanë avokatët e tij për Radion Evropa e Lirë më 31 tetor.

“Sot, pas një beteje njëvjeçare – shtatë muaj e gjashtë ditë në burg dhe pesë muaj nën arrest shtëpiak – gazetari bjellorus dhe aktivisti politik, Andrey Hnyot u evakuua nga Serbia për në Bashkimin Evropian”, tha Maryya Kolesava-Hudzilina për Radion Evropa e Lirë.

Avokati i Hnyotit në Beograd, Filip Sofijaniq, konfirmoi për REL-in se Gjykata e Lartë në Beograd hoqi masën ndaj klientit të tij më 31 tetor, pasi skadoi afati ligjor prej një viti.

“Shembull. ata mundën që të vendosnin një masë tjetër, duke i kërkuar atij që të raportojë në polici, por nuk vepruan kështu”, tha Sofijaniq.

Hnyot i tha REL-it se “jam jashtëzakonisht mirënjohës” ndaj avokatëve të tij dhe ekipit të tij ligjor si dhe ndaj politikanes opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, dhe ekipit të saj ndërkombëtar.

Ai po ashtu falënderoi politikanin opozitar bjellorus në mërgim, Paval Latushka, për ndihmën që ka dhënë në monitorimin dhe bërjes publike të rastit ndaj tij. Ai po ashtu shprehu mirënjohje për organizatat e shoqërisë civile dhe të drejtave të njeriut, mediat, gazetarët, miqtë, familjarët, kolegët nga industria e filmit “dhe mijëra e mijëra njerëz që luftuan për jetën time”.

“Rasti im është sikurse një film Hollywood-i”, tha ai për Radion Evropa e Lirë. “Kam shumë gjëra për të treguar. Vetëm më duhet pak kohë që të mësohem me lirinë dhe sigurinë që më kanë munguar për kaq shumë kohë. Në ditët në vijim do t’iu ftoj të gjithëve në një konferencë për media. Rroftë Bjellorusia”.

Lirmi i Hnyotit i jep fund betejës së tij që nisi me arrestimin e tij në aeroportin e Beogradit në tetorin e vitit 2023, pasi ndaj tij Bjellorusia kishte lëshuar një fletarrestim përmes INTERPOL-it. Fletarrestimi e akuzonte Hnyotin për evazion fiskal, akuzë që ai e ka mohuar. Ai u dërgua nga një burg i Beogradit në arrest shtëpiak në muajin qershor.

Që nga muaji i kaluar, kur Gjykata e Apelit në Beograd rrëzoi vendimin për ekstradimin e tij në Bjellorusi, ai kishte qenë duke pritur vendimin përfundimtar të Serbisë lidhur me ekstradimin e tij.

Muajin e kaluar, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për të burgosurit politikë në Bjellorusi dhe i bëri thirrje Serbisë që të mos e ekstradonte Hnyotin, i cili kishte shprehur frikën se do të torturohej në burgjet bjelloruse nëse do të kthehej në vendlindje.

Në atë kohë, Hnyot deklaroi se akuzat ndaj tij ishin pjesë e “shtypjes së tmerrshme” të regjimit të Bjellorusisë “kundër disidentëve politikë, gazetarëve dhe aktivistëve”.

Ai është një nga qindra mijëra qytetarë bjellorusë që morën pjesë në protestat masive më 2020, që u organizuan për të sfiduar fitoren e pretenduar në zgjedhjet presidenciale nga Alyaksandr Lukashenka, që i dhanë atij mandatin e gjashtë radhazi.

Në burgjet bjelloruse janë më shumë se 1.500 të burgosur politikë. Në mesin e tyre ka gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe politikanë.

Shtetet perëndimore nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Minskut për shkak të shtypjes së pjesëmarrësve në këto protesta.

You Might Also Like

Trump: Pothuajse kam marrë një vendim për Tomahawks, por ka pyetje

2,500 kilometra nga fronti: Rusët mbulojnë qendrën e tyre sekrete të testimit të armëve bërthamore me rrjeta

Izraeli deporton Greta Thunberg, shihni si u prit në Athinë

Aeroplani rus i mallrave në listën e zezë zbret në Afrikën e Jugut

Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë u deportuan nga Izraeli

TAGGED: #Andrey Hnyot, #Serbi
Kosova Times October 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një ndërtesë apartamentesh u dëmtua nga një sulm me dron në Kiev

Kosova Times Kosova Times October 17, 2024
Emisari Stuart Peach në Kosovë, pritet nga kryeministri Kurti
Ish-kryediplomatja greke caktohet raportuese për Kosovën nga Këshilli i Europës
Droni ra në territorin e uzinës së sistemeve S-400 pranë Moskës
Zjarr në vedin e masakrës. Policia pranë Majdanpekut nuk mund t’u afrohet viktimave – drama sa vjen e shtohet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?