By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 gusht 2025
August 13, 2025
Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe
August 12, 2025
Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm
August 12, 2025
‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin
August 12, 2025
Zelensky: “Nuk do të largohemi nga Donbasi”
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tahiri: Kurti dështoi në dialog, e pranoi një Republikë Srpska në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tahiri: Kurti dështoi në dialog, e pranoi një Republikë Srpska në Kosovë
Lajme

Tahiri: Kurti dështoi në dialog, e pranoi një Republikë Srpska në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 11:14 AM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka dështuar në dialogun me Serbinë.Kështu ka vlerësuar ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.

Ajo thotë se Kurti nuk e arriti marrëveshjen reciproke derisa e kishte përkrahjen e madhe nga presidenti Biden, ndërsa që thotë se pranoi Asociacion me vetëmenaxhim që është Republikë Srpska në Kosovë.

“Kurti dështoi në dialogun e Brukselit, plotësisht. E para, nuk e arriti një marrëveshje me njohje reciproke, përkundër që kishte një përkrahje të madhe të presidentit amerikan, Biden, i cili mbështeti njohjen reciproke, Kurti e dështoi. Pastaj e arriti këtë marrëveshje, e pranoi Asociacionin dhe nuk u mjaftua që e pranoi Asociacionin, në bisedimet për marrëveshjen zbatuese të Ohrit, ai pranoi edhe Asociacion plus, duke i dhënë pakicës serbe edhe vetëmenaxhimin, me fjalë të tjera, bashkë Asociacioni me vetëmenaxhimin është një Republikë Srpska në Kosovë, këtë e ka bërë Kurti këtë dështim”, shprehet ajo.

Tahiri thotë se po të ishte në vend të Kurtit do të analizonte ecjen gabim, pasi ai mbeti duke riparuar gabime, ndërsa që përmend bisedat me Radojçiqin e gabime të tjera.“Po të kisha qenë unë Kurti do ta kisha analizuar pak ecjen gabim. Mbeti Kurti në riparimin e pasojave, Banjska u bë, ne u ndëshkuam, këta u zunë në komunikim para Banjskës, me kë, me kryeterroristin Radojçiq. Pra, gjërat shumë të rënda, shumë të turpshme, të dëmshme për interesat kombëtare të Kosovës. Ka nevojë për reflektim nga Kurti, të shohë gabimet e veta, secili duhet ta bëjë, çdo lider, sidomos i një shteti, i një populli, ka nevojë refleksione edhe që vetes t’i tregojë, këtu dështova, këtu e ndal”, vlerëson Tahiri.

Sipas saj, qytetarët e kanë në dorë derisa janë zgjedhjet që ta zgjedhin një qeveri, pasi tani e kanë parë dhe Kurtin duke qeverisur.

“Ndërsa, në anën tjetër unë besoj që qytetarët e kanë në dorë meqë janë zgjedhjet, e kanë parë edhe këtë qeveri, përpara s’e kishin parë, na kishin parë vetëm neve, tani e kanë parë dhe e kanë në dorë ndryshimin që Kosova të kthehet drejt përparimit, zhvillimit, drejt mbrojtjes së dinjitetit dhe integritetit shtetëror, sepse ti kur dështon në dialog me armikun, nuk ka më rëndë”, potencon ajo.

Po ashtu, ish zëvendëskryeministrja thotë se Kurti ishte mësuar t’i mashtrojë votuesit, ndërsa që njësoj nuk mundi të veprojë me ndërkombëtarët, ku morëm sanksione e s’kemi asnjë njohje.

“E para, është shumë e thjeshtë të kuptohet kjo situatë. Kurti ishte mësuar t’i mashtrojë votuesit e vet. Kur u përball me dialog ndërkombëtar, me faktor ndërkombëtar, ai provoi t’i mashtrojë me populizmin e tij por a u mashtrua BE, jo, a u mashtruan amerikanët, jo. Çka bënë? E ndëshkuan Kosovën. Mirë që amerikanët na i hoqën sanksionet por erdhi zyrtarja evropiane në Prishtinë dhe na tha që nuk i heqin sanksionet, ka ende punë për të bërë. Këto janë shumë të dëmshme, me pasoja. Mbeti Kurti duke gabuar dhe duke punuar në riparimin e pasojave të gabimeve të veta, pra, s’ka zhvillim, ka vend numërim dhe dëmtim të shtetit të Kosovës. Në botë, sidomos ata që nuk na kanë njohur, po të kishin pasur shenja pozitive nga ana e Kosovës, do të kishte ndonjë njohje. Është shqetësuese”, deklaron Edita Tahiri.

You Might Also Like

Taulant Kelmendi, zyrtarisht kandidat për kryetar të Pejës nga LVV

Inaugurohet ‘Sheshi Sir Mike Jackson’ në selinë e KFOR-it

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses duhet zbatuar

72 vatra zjarri në Kosovë, 11 vazhdojnë të jenë aktive

KKSB-ja diskuton lidhur me veprimet e ndërmarra për 2 rastet në Gjilan

Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në qendrën mediale në Ohër edhe Gabriel Escobar

Kosova Times Kosova Times March 18, 2023
Messi ishte edhe lojtari i ndeshjes në finale
Mesazhe qesharake që merr fotografja e dasmave: “Ai djalë nuk duhet të dijë për fejesën time”
FDH dhe KQPZh: Serbia e ka politizuar çështjen e personave të pagjetur
Vidhen dy vetura në Ferizaj dhe një në Kaçanik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?