By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
August 9, 2025
15 vatra të zjarrit aktive në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it
August 9, 2025
Sqarimi i ministrisë për pronën e News24 me kontratë qiraje deri në 2033
August 9, 2025
Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital
August 9, 2025
Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BQK-ja mbetet e përkushtuar në edukim për financa
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > BQK-ja mbetet e përkushtuar në edukim për financa
Lajme

BQK-ja mbetet e përkushtuar në edukim për financa

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 11:31 AM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në kuadër të Edukimit Financiar me një sërë aktivitetesh të organizuara për të promovuar ndërgjegjësimin financiar tek fëmijët dhe të rinjtë ka shënuar 100-vjetorin e Ditës Botërore të Kursimeve.

Aktivitetet filluan me një vizitë në Shkollën Fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, ku rreth 140 nxënës morën pjesë në një sesion, të përshtatur për fëmijët e ciklit të ulët, informues dhe edukativ. Temë kryesore ishte rëndësia e kursimeve, krijimi i shprehisë se kursimeve dhe menaxhimi i duhur i financave personale.

Ekipi i Edukimit Financiar të BQK-së informoi nxënësit mbi vlerën e parasë, rolin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, funksionimin e sektorit financiar, përfshirë bankat, sigurimet, dhe të gjitha institucionet financiare në vendin tonë. Përmes këtyre shpjegimeve, nxënësve të kësaj shkolle u janë përcjellë mesazhe të rëndësishme për njohuritë bazë mbi financat personale, vendosjen e qëllimeve financiare dhe rëndësinë e fillimit të hershëm për t’i arritur ato.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit treguan interes të veçantë për temën e kursimeve duke bërë pyetje mbi mënyrën e krijimit të një buxheti, rëndësinë e krijimit të shprehive të shëndetshme financiare dhe për aspekte të tjera të lidhura me rolin e BQK-së dhe produktet e shërbimet e ndryshme qe ofrohen nga sektori financiar.

Gjithashtu, ata ishin angazhuar për mesazheve të ndryshme për kursimet të cilat i kishin paraqitur përmes punimeve të krijuara për të ilustruar rëndësinë e kursimeve, duke ofruar një perspektivë kreative dhe entuziaste mbi konceptin e kursimeve e edukimit financiar. Për të mbështetur konceptin e kursimeve që nga një moshë e hershme, BQK-ja shpërndau materiale edukative dhe arka kursimi me qëllim që fëmijët të informohen edhe te motivohen për krijimin e shprehive të kursimeve.

Aktivitetet e BQK-së në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Kursimeve vijuan me një bashkëpunim të suksesshëm me German Sparkassenstiftung for International Cooperation, për të përçuar mesazhin rreth edukimit financiar edhe te grupet e tjera të tw rinjwve, ku njëherësh u realizuan aktivitete edhe në RIT Kosovo (A.U.K.) dhe Kolegjin AAB.

Dita e Kursimeve shënohet në mbarë botën nga institucionet financiare që nga viti 1924. Kjo datë u vendos në kongresin e mbajtur në Milano, me qëllim të ngritjes së njohurive dhe rëndësisë së kursimeve. BQK-ja e shënon këtë ditë me aktivitete të ndryshme edukative për disa vite me radhë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dogana dhe Policia parandalojnë dy raste kontrabande me mallra

Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike

Në Prishtinë vazhdon Panairi i Gruas “Me zemër për diasporën”

Hajdari: Mbështetja ndaj ekonomisë dinamike është prioritet

Dyfishohet çmimi i rrymës, ankohen bizneset, ZRRE hesht

TAGGED: #BQK, #Edukim për financa
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Separatistët në lindje të Ukrainës do të mbajnë referendum për t’iu bashkuar Rusisë

Kosova Times Kosova Times September 20, 2022
Gashi: Klasa politike duhet të gjejë zgjidhje, LDK e bëri këtë
Mbërrin në Tiranë Sekretari i Jashtëm britanik David Kameron
Sveçla viziton Gjakovën dhe Rahovecin: Ofruam përkrahje për tejkalimin e situatës
Tiranë, Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për studentët e mjekësisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?