By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë derisa të triumfojë në Ukrainë, thotë ministrja e Jashtme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë derisa të triumfojë në Ukrainë, thotë ministrja e Jashtme
Rajon / Botë

Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë derisa të triumfojë në Ukrainë, thotë ministrja e Jashtme

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 1:46 PM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë, derisa ajo të arrijë fitore në luftën në Ukrainë, tha ministrja e Jashtme koreanoveriore, Choe Son Hui, të premten pas një takimi me homologun e vet rus në Moskë, Sergei Lavrov.

“Marrëdhëniet tona tradicionale dhe historike, të cilat kanë përshkruar dhe sprovuar rrugët e historisë, sot po rriten në një shkallë të re marrëdhëniesh së miqësisë së pamposhtur ushtarake”, i tha ajo Lavrovit.

Ajo i lavdëroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe presidentin rus, Vladimir Putin, për rolin e tyre për thellimin e lidhjeve.

Ajo tha se Pheniani nuk ka asnjë dyshim se ushtria dhe populli rus, nën “udhëheqjen e mençur” të Putinit, do të “arrijnë fitore të madhe në luftën e tyre të shenjtë për t’i mbrojtur të drejtat sovrane dhe interesat e sigurisë së shtetit të tyre”.

“Dhe, ne gjithashtu garantojmë se deri në ditën e fitores, në do të qëndrojmë fuqishëm përkrah partnerëve tanë rusë”, tha ajo.

Lavrovi foli për “marrëdhënie shumë të ngushta” mes ushtrive të të dy vendeve dhe tha se kjo ua mundëson atyre të zgjidhin çështje të rëndësishme të sigurisë së bashku.

Asnjëri prej tyre nuk foli për deklaratat e Shteteve të Bashkuara, NATO-s, Koresë së Jugut dhe Ukrainës gjatë kësaj jave, se Koreja e Veriut i ka dërguar rreth 10.000 trupa në Rusi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se 8.000 trupa koreanoveriore janë në rajonin Kursk të Rusisë, ku trupat ukrainase kryen një inkursion në gusht dhe prej atëherë mbajnë nën kontroll qindra kilometra katror territor. Ai tha se pret këta trupa të dërgohen në vijën e frontit në ditët në vijim.

“Ne u jemi thellësisht mirënjohës miqve tanë koreanë për qëndrimin e tyre parimor në lidhje me ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë si pasojë e synimeve të Perëndimit për ta zgjeruar NATO-n në lindje dhe për ta nxitur haptazi regjimin racist për shfarosjen e çdo gjëje që është ruse”, tha Lavrov.

Choe tha se Veriu dhe Rusia duhet të vazhdojnë thellimin e marrëdhënieve në përputhje me traktatin e nënshkruar muaj më parë nga liderët e dyja vendeve, i cili përmban një klauzolë për mbrojtje të përbashkët.

Moska, e cila e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, nuk e ka mohuar e as pranuar troç se Koreja e Veriut i ka dërguar ushtarë. Por, Putini tha se i takon Rusisë se si ta zbatojë traktatin me Kimin.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

TAGGED: #Choe Son Hui, #Sergei Lavrov
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gratë e burgosura shpalosin punën e tyre artistike

Kosova Times Kosova Times June 5, 2025
Realizohet disbursimi i parë i mjeteve financiare nga BE, në vlerën prej 67.5 milionë euro
Më shumë se 200 fëmijë të rrëmbyer dhe mësuesit e tyre u liruan në Nigeri
Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë një DJ nga Kosova
Emërllahu para sfidës me Rumaninë: Ne nuk i frikësohemi asnjë ekipi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?