By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stuhia do të godasë një pjesë të Evropës: Priten erëra ekstreme dhe reshje të dendura shiu
December 8, 2025
Moska dhe Kievi përcaktojnë ‘vijat e tyre të kuqe’: Çdo gjë thyhet në një pikë
December 8, 2025
A do të bëhet Evropa fuqia kryesore e NATO-s deri në vitin 2027?
December 8, 2025
Kongresi Amerikan e Mbush Projektligjin e Mbrojtjes me Forca të Armatosura për Evropën
December 8, 2025
Pulë me bulgur
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla për policinë: Në dy ditë bilanc të jashtëzakonshëm për rend e ligj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla për policinë: Në dy ditë bilanc të jashtëzakonshëm për rend e ligj
Lajme

Sveçla për policinë: Në dy ditë bilanc të jashtëzakonshëm për rend e ligj

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 4:53 PM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka nxjerrë bilancin e punës së Policisë së Kosovës në dy ditët e fundit në luftë kundër krimit të organizuar, duke e quajtur punë të jashtëzakonshme të tyre.

“6 të arrestuar për fajde në Prizren e Suharekë, 3 të arrestuar për narkotikë, 1 për arsenal armësh, municion e uniforma në Leposaviq e disa arrestime të personave që ishin në kërkim. Ky është bilanci i një pune të mirë e të jashtëzakonshme të Policisë së Kosovës vetëm në dy ditët e fundit”, ka shkruar ai në Facebook.

Sveçla ka thënë se u është mirënjohës secilit pjesëtar policor që me përkushtim e profesionalizëm po angazhohet për sundim të rendit e ligjit duke bërë të mundur, siç thotë ai, që qytetarët të jetojnë, të lirë e të sigurt dhe larg fenomeneve kriminale që rrezikojnë jetën e tyre.

“Aksionet e fundit kanë dëshmuar sukses edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Kosovës dhe inkurajoj në vazhdimësi një aktivizëm të tillë shoqëror”.

Sipas tij, profesionalizmi i zyrtarëve policor mbetet kyç, andaj çdo veprim i tejkaluar që dëmton imazhin dhe vlerat e Policisë së Kosovës nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar.

“Në dy raste të ndara, si shkak i dyshimit të keqtrajtimit të qytetarëve, janë suspenduar 5 zyrtarë policor. Policia e Kosovës është në shërbim të qytetarëve dhe është garanca e sundimit të rendit e ligjit për të gjithë e pa dallim. Ajo është e ngritur mbi vlera demokratike që para se gjithash respekton të drejtat e liritë e njeriut. Do të vazhdojmë mbështetjen tonë pakursim për Policinë e Kosovës, sukseset e së cilës jo vetëm që garantojnë siguri për vendin dhe qytetarët tanë, por edhe ngrisin lart Republikën tonë”, ka shkruar ministri Sveçla. /Kosovatimes/

You Might Also Like

OJQ-të nisin “Javën Kundër Korrupsionit 2025” me grevë njëditore

Policia e Prishtinës ekzekuton 152 urdhëresa dhe sekuestron 6 armë zjarri

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj

Presidenti i Hungarisë viziton Kosovën

TAGGED: #Policia e Kosovës, #Xhelal Sveçla
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, reshje shiu në relievet malore në lindje

Kosova Times Kosova Times October 8, 2025
Plazhet e Bashkisë së Lezhës, vendet më të vizituara nga kosovarët
Drejtori i Bujqësisë, hap zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve në Komunën e Gjilanit
Takat nuk lejohen në këto vende në Greqi: Një rregull i pazakontë që i ngatërron turistët
Murati: Rrezikohet humbja e mbi 200 milionë euro nga vonesat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?