By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si i përgjigjet inteligjenca artificiale fqinjeve per vendpushimet më të mira në rajon
August 3, 2025
Këshilltari i Trump akuzon Indinë për financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës
August 3, 2025
Gjykata Speciale jashtë mbikëqyrjes institucionale të Kosovës (Video)
August 3, 2025
Kurti: Për 100 familje në Skenderaj dimri më i ngrohtë e më i lirë
August 3, 2025
Durmishi: Njëra urë mbi lumin Ibër gati, mbetet vetëm asfaltimi
August 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhjetëra të vrarë në Gazë dhe Liban nga sulmet izraelite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dhjetëra të vrarë në Gazë dhe Liban nga sulmet izraelite
Rajon / Botë

Dhjetëra të vrarë në Gazë dhe Liban nga sulmet izraelite

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 7:07 PM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite ka kryer sulme të reja vdekjeprurëse në Gazë dhe Liban më 1 nëntor, duke vrarë 25 persona në qendër të Rripit të Gazës, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavën palestineze. Ndërkaq, si pasojë e sulmeve izraelite dhjetëra persona janë vrarë në Liban.

Në Gazë, Izraeli tha se ka shënjestruar infrastrukturën e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në zonën ku operon grupi dhe sulme janë raportuar edhe në kampin e refugjatëve në Nuseirat, ndërkaq në Liban Izraeli intensifikoi sulmet ajrore ndaj Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Zyrtarët në spitalin Al-Aksa në Gazë thanë se kanë vazhduar të pranojnë trupa të viktimave pas sulmeve ajrore në kampin e Nuseiratit, që nisën gjatë natës. Nga këto sulme janë vrarë 21 persona, përfshirë një foshnje 18-muajshe dhe motra e tij 10-vjeçare.

Ndërkaq, sulmet në një shtëpi në Deir al-Bala në Gazë, vranë edhe katër persona, duke bërë që numri i viktimave të arrijë në 25.

Që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor 2023, janë vrarë më shumë se 43.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha të premten se 55 persona janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit dhe 196 të tjerë janë plagosur.

Lufta në Gazë nisi, pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Që atëherë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi, por që nga tetori, Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Hezbollahut dhe ka nisur një ofensivë tokësore në jug të Libanit.

Pavarësisht presionit nga ShBA-ja dhe nga shtete të tjera për një armëpushim në Gazë dhe Liban, Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore në Liban të premten, duke vrarë 24 persona vetëm në pjesën verilindore të Libanit.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban ka raportuar për katër sulme ajrore në disa fshatra në verilindje të vendit.

Ushtria izraelite tha se operacionet e saj në Liban kanë shënjestruar infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut.

Sipas njoftimit, sulmet “në zonën e Bejrutit” shënjestruan ndërtesa ku Hezbollahu prodhon armë, qendrat komanduese dhe infrastrukturë tjetër.

Që nga 8 tetori 2023, në Liban janë vrarë më shumë se 2.800 persona dhe janë të plagosur 13.000 të tjerë, sipas Ministrisë të Shëndetësisë në Liban

You Might Also Like

Këshilltari i Trump akuzon Indinë për financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës

Estonia fillon vendosjen e barrierave në urën kufitare me Rusinë

Sidnei në kembe në mbështetje të Gazës:”Ne do të mbijetojmë, ata jo”

Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit

Gjashtë persona të tjerë vdesin nga uria në Gaza, gjithsej 175

TAGGED: #Gazë, #Liban, #Sulme izraelite
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjashtë të vdekur pas fundosjes së anijes me migrantë në Francë

Kosova Times Kosova Times August 12, 2023
Kurti bën homazhe në Sllatinë të Kaçanikut
Policia arreston gjashtë persona të dyshuar për lëndim trupor
Një Skënderbe i gjallë për ta çuar përpara idealin e bashkimit kombëtar!
Maqedonci në Bondsteel, falënderon ushtarakët për punën e tyre në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?