By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin do të bëjë një vizitë ‘krejtësisht të papritur’ në Kinë këtë javë
August 27, 2025
Vdes një person në vetaksident në rrugën Prishtinë – Pejë
August 27, 2025
Troccaz takon Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn për zhvillimet në Kosovë
August 27, 2025
1 i vdekur, 6 të plagosur pasi personi i armatosur hapi zjarr në trotuar: ‘E neveritshme dhe e papranueshme’
August 27, 2025
Presidenti Trump, Sabrina Carpenter, Patrick Mahomes dhe personazhe të tjerë të famshëm reagojnë ndaj fejesës së Taylor Swift dhe Travis Kelce
August 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sllovakia, e gatshme t’i bashkohet planit të Kinës dhe Brazilit për luftën në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sllovakia, e gatshme t’i bashkohet planit të Kinës dhe Brazilit për luftën në Ukrainë
Rajon / Botë

Sllovakia, e gatshme t’i bashkohet planit të Kinës dhe Brazilit për luftën në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 8:32 PM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se Bratislava është e gatshme që t’i bashkohet propozimit të paraqitur nga Brazili dhe Kina për zgjidhjen e luftës në Ukrainë.

Fico u takua me presidentin kinez, Xi Jinping, më 1 nëntor në Pekin dhe pas takimit tha se qëndrimi i Kinës ndaj luftës në Ukrainë është “i drejtë, objektiv dhe konstruktiv”.

Kina dhe Brazili bashkërisht në gusht publikuan “konsensusin prej gjashtë pikave” që synon një zgjidhje afatgjate politike për luftën që Rusia e nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Plani bën thirrje për uljen e intensitetit të luftimeve dhe njohjen se dialogu dhe negociatat janë rruga e vetme për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur propozimin “shkatërrues” dhe “kryesisht prorus”, pasi bënë thirrje për kompromis nga Ukraina dhe është krijuar pa marrë mendimin e Kievit.

Në shtator, në një intervistë për një media braziliane, ai e refuzoi atë, duke thënë se propozimi nuk ka të bëjë me drejtësi apo me vlera dhe i njëjti dështon të marrë parasysh qëndrimin e Ukrainës dhe çështjen e integritetit territorial.

Pavarësisht refuzimit të Zelenskyt, Fico tha se Sllovakia është e gatshme t’iu bashkohet shteteve të tjera që Kina ka thënë se e kanë pranuar pozitivisht propozimin “dhe të punojë me Kinën për të kontribuar në promovimin e një zgjidhjeje politike për krizën”, u tha në deklaratën e lëshuar nga Qeveria kineze.

Fico, që ka kritikuar politika të Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe ka kundërshtuar sanksionet ndaj Rusisë, tha se Sllovakia “është shumë e interesuar për përpjekjet diplomatike të Kinës për konfliktin në Ukrainë dhe kemi shkëmbyer qëndrimet tona për këtë çështje thelbësore”.

Kina mund të luajë “rol vendimtar” sa i përket konfliktit në Ukrainë, tha ai përmes një postimi në Facebook.

Kina është kritikuar nga shtetet perëndimore për mbajtjen e raporteve miqësore me Rusinë dhe për ofrimin e pajisjeve me përdorim të dyfishtë, sikurse pajisjet elektronike që janë të nevojshme për prodhimin e armëve.

Pekini ka thënë se për planin që ka zhvilluar me Brazilin ka pasur “përgjigje pozitive” nga më shumë se 110 shtete.

Fico nisi vizitën në Pekin më 31 tetor dhe do të qëndrojë në Kinë deri më 5 nëntor.

Dy shtetet njoftuan më 1 nëntor se kanë nënshkruar një marrëveshje të partneritetit strategjik dhe qytetarëve sllovakë do t’iu mundësohet qëndrimi në Kinë, pa vizë, për 15 ditë.

You Might Also Like

Putin do të bëjë një vizitë ‘krejtësisht të papritur’ në Kinë këtë javë

1 i vdekur, 6 të plagosur pasi personi i armatosur hapi zjarr në trotuar: ‘E neveritshme dhe e papranueshme’

Ukrainas: Shpërtheu tubacioni kryesor i naftës që furnizon Moskën. Rusia: Ne sulmuam një nënstacion kyç

SHBA-të shtyjnë përsëri sanksionet kundër firmës serbe të naftës

Ministri turk tejkalon shpejtësinë në autostradë. Ai dëgjoi popullore dhe fjalimet e Erdoganit

TAGGED: #Brazizli, #Kina, #Sllovakia, #Ukrainë
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq: Serbia nuk mund të nënshkruajë marrëveshje juridike ndërkombëtare me Kosovën

Kosova Times Kosova Times March 19, 2023
Militanti i LVV-së sulmon asamblistin e LDK-së në komunë
Procesi i liberalizimit të vizave në frymën pozitive të vendim marrjes!
Kurti uron kryeministrin Albanese: Vendet tona aleate të forta
Kryeministri Kurti u mirëprit në takim nga Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Paroli
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?