By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Përjetoni një udhëtim të paharrueshëm përgjatë Rivierës mahnitëse Turke
July 31, 2025
Vendet arabe dhe Turqia dënojnë për herë të parë sulmin e Hamasit më 7 tetor
July 30, 2025
Situatë e pazakontë: Një i ri i propozoi një vajze 43 herë, ajo më në fund pranoi: E dija që ajo
July 30, 2025
Kamala Harris nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë në vitin 2026
July 30, 2025
Padi penale për dëmtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren
July 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosovë, shqetësime mbi shkallën e ulët të përfaqësimit të grave në jetën politike dhe publike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosovë, shqetësime mbi shkallën e ulët të përfaqësimit të grave në jetën politike dhe publike
Lajme

Kosovë, shqetësime mbi shkallën e ulët të përfaqësimit të grave në jetën politike dhe publike

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 10:43 PM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që merren me të drejtat e grave në Kosovë, thanë të premten se ato vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në jetën politike dhe publike në vend, ndërsa theksuan se edhe gratë që janë pjesë e këtyre fushave përballen me diskriminim dhe gjuhë të urrejtjes.

Këto komente u bënë gjatë një takimi këshillues të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore dhe Qendra e Kosovës për Studime Gjinore, me synim përafrimin e politikave të tyre për të çuar përpara çështjet që ndërlidhen me gratë në Kosovë.

“Rrugëtimi politik dhe publik nuk është më i lehtë, sabotimi dhe pengesat janë më të vrazhda, gjuha është më e vrazhdë, lajmëtarët apo transmetuesit e nënçmimeve ndaj grave janë më të sofistikuar, gjuha e urrejtjes ndaj grave është tej mase e ashpërsuar në nivel global”, tha Edi Gusia nga Agjencia për Barazi Gjinore e Kosovës.

Në raportin vjetor të Komisionit Evropian për Kosovën, që deri vonë njihej si raporti i progresit, thuhet se gratë ende mbesin të nënpërfaqësuara dhe se numri i tyre në poste të larta është i pakënaqshëm.

“Gjuha diskriminuese dhe sulmet verbale vazhduan, duke përfshirë edhe gratë në jetën publike, siç janë deputetet në parlament”, thuhet në raport, ku nënvizohet se rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe mbeten kryesisht të vlefshme.

Nënkryetarja të parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevci, tha se përkundër përparimit që vendi ka shënuar ndër vite në përmirësimin e rolit të gruas, ka ende shumë punë për të bërë dhe posaçërisht në ndryshimin e mendësisë.

“Dhe këtu duhet të kemi fokus më të madh nëse duam të eliminojmë pabarazinë. Kohëve të fundit kemi parë sulme të ashpra ndaj grave në politikë dhe sferën publike dhe kjo vjen fatkeqësisht nga burrat dhe jo nga gratë. Unë mund të jap shembuj të panumërt në përvojën time dhe besoj që gjithësecila nga ju keni përvoja të ngjashme. Kështu cilat janë veprimet tona që sigurojnë se veprimet e tilla ndaj grave në pozita publike nuk i dekurajojnë gratë dhe vajzat tjera që të angazhohen”, tha ajo.

Luljeta Demolli nga Qendra e Kosovës për Studime Gjinore tha se raporti i Komisionit Evropian tregon qartë se përgjegjësia e institucioneve për të promovuar barazinë gjinore ende mbetet në shkallë të pakënaqshme.

“Investimet e vazhdueshme shtetërore në barazi gjinore në aspektin e kornizës ligjore por edhe të jetësimit praktik të saj janë absolutisht të domosdoshme, prandaj është shumë më mirë për shtetin e Kosovës që ato të bëhen me iniciativën tonë sesa pas kërkesave nga partnerët tanë të BE-së. Barazia gjinore është kusht për realizimin e të drejtave të njeriut prandaj shoqëria dhe institucionet e Kosovës e kanë të domosdoshme investimin e vazhdueshëm në promovimin e barazisë gjinore”, tha ajo.

Zonja Demolli theksoi se ligjet e Kosovës garantojnë barazinë gjinore në jetën politike e publike, por problem mbetet shkalla e ultë e zbatimit të tyre.

Ligji për zgjedhjet parasheh një kuotë gjinore prej të paktën 30 për qind gra në parlamentin e Kosovës ndërkaq ligji për barazi gjinore parasheh pjesëmarrje të grave prej 50 për qind. Në raportin e Komisionit Evropian theksohet nevoja për harmonizimin e këtyre dy ligjeve, që është kërkuar në vazhdimësi edhe nga organizatat e shoqërisë civile në vend.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë që u miratua në qershor të vitit të kaluar, la në fuqi kuotën prej 30 për qind.

Avokati i Popullit Naim Qelaj në fillim të këtij viti e dërgoi këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese për të sqaruar këtë mospërputhje duke vlerësuar se kuota prej 30 për qind e përligj trajtimin e pabarabartë të grave.

Organizatat që trajtojnë çështjet e barazisë gjinore shprehin shqetësimin me përfshirjen e paktë të grave në politikë dhe posaçërisht vendimmarrje, duke bërë thirrje për ndryshim të kësaj kulture si domosdoshmëri për zhvillimin e demokracisë në vend.

You Might Also Like

Padi penale për dëmtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren

Tragjedi në Prizren, një punëtor bie nga kulmi dhe humb jetën

Lladrovci: Asnjëherë nuk e kam shantazhuar Thaçin, Lushtaku më ka luftuar

OEK mirëpret vendimin e Komerciales për anulimin e njoftimit të ZRRE-së

Trepça thotë se një pjesë e pronave janë uzurpuar, paralajmëron lirim

TAGGED: #Kosova, #Përfaqësimi i grave
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 23 maj

Kosova Times Kosova Times May 23, 2025
Cohen, dëshmitari kryesor merret në pyetje nga avokati mbrojtës i zotit Trump
Shesheli kërcënon: Në Kosovë do t’i kthejmë 100 mijë trupa nëse është e nevojshme
De Gea zbret në Firencë, gati të firmos për Fiorentinën
Lajm i mirë për ata që kanë nevojë për Vizë Schengen për Gjermani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?