By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vdes një grua në QKUK, Policia po e trajton rastin si shtytje në vetëvrasje
February 1, 2026
Dy vajza të zhdukura në Novobërdë, raportohen nga babai i tyre
February 1, 2026
Gjendet i vdekur një burrë në Gërdoc të Podujevës, policia nis hetimet
February 1, 2026
Vrasje në tentativë në Prishtinë, përfshirë edhe goditje me veturë
February 1, 2026
I burgosuri i dënuar për dhunim, i jep fund jetës
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti bashkëbisedoi me sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti bashkëbisedoi me sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër
Lajme

Kurti bashkëbisedoi me sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 11:14 PM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Pas takimeve bilaterale me përfaqësues shtetëror zviceranë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me gratë sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër, për të dëgjuar mbi historitë e tyre te suksesit, dhe për t’i njohur me zhvillimin e vendit dhe progresin e katër viteve të fundit. 

Kryeministri Kurti tha se Kosova është shtet që promovon lidere gra në sektorë të ndryshëm, përfshirë në biznes dhe ndërmarrësi. Ai u fokusua edhe në politikat gjithëpërfshirëse të ndërmarra gjatë mandatit tonë, të cilat kanë synim edhe arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, të cilat ishin dhe tema kryeqendër të bisedës.

Theksoi se është rritur pjesëmarrja e grave në pozicione vendimmarrëse dhe administratë publike, ku 45.6% është niveli i përfaqësimit të grave në institucione publike, gjersa është përmirësuar dhe përfaqësimi në ndërmarrjet publike.

Ndërkohë sa i përket aftësimit arsimor, profesional dhe punësimit, kryeministri tha se janë ndarë 4881 bursa për studentë në fushat STEM, ku prej tyre 4611 janë destinuar për studentet vajza, është arritur mbështetje direkte për punësimin e mbi 12 mijë grave, janë shtesat për lehona dhe fëmijë ku kemi mbi 62 mijë lehona përfituese gjersa për shtesat për fëmijë kanë përfituar mbi 400 mijë fëmijë.

Shtoi se rreth 100 mijë gra kanë hapur llogari bankare për herë të parë falë këtyre masave. Gjithashtu përmes platformës Superpuna dhe skemës Kosovo Generation Unlimited ka vijuar të incentivohet punësimi i vajzave dhe grave, gjersa si qeveri kemi ndërmarrë dhe hapa për shëndetin dhe mbrojtjen e vajzave dhe grave.

Kryeministri Kurti tha se mërgimtarët, përfshirë edhe gratë e suksesshme, mund të zgjerojnë veprimtaritë e tyre biznesore në Kosovë, duke shfrytëzuar mundësitë e ofruara nga vetë shteti ynë, në mënyrë që përvoja e akumuluar jashtë vendit të jetë thelbësore për zhvillimin dhe avancimin e shtetit, duke ndërtuar ura të reja dhe fuqizuar brezat e rinj, për sigurimin e një të ardhme të qëndrueshme për vendin tonë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vdes një grua në QKUK, Policia po e trajton rastin si shtytje në vetëvrasje

Dy vajza të zhdukura në Novobërdë, raportohen nga babai i tyre

Gjendet i vdekur një burrë në Gërdoc të Podujevës, policia nis hetimet

Vrasje në tentativë në Prishtinë, përfshirë edhe goditje me veturë

I burgosuri i dënuar për dhunim, i jep fund jetës

TAGGED: #Albin Kurti, #Zvicër
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A do rishikoni ‘non-gratën’ e Berishës?/ Escobar në Top Story: Kemi qenë të qartë me të, ai përfaqëson të shkuarën

Kosova Times Kosova Times April 13, 2023
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm
Dy kryetarë punojnë nga objektet komunale, një nga Zyra për Komunitete
A mund të jenë ballkanasit fqinj të mirë?
KFOR-i dhe BE-ja theksojnë rëndësinë e dialogut për stabilitet rajonal
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?