By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë
June 7, 2025
Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre
June 7, 2025
Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!
June 7, 2025
Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus
June 7, 2025
Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kosova dhe Zvicra kanë një marrëdhënie të veçantë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kosova dhe Zvicra kanë një marrëdhënie të veçantë
Lajme

Kurti: Kosova dhe Zvicra kanë një marrëdhënie të veçantë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/02 at 12:53 PM
Kosova Times Published November 2, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova dhe Zvicra kanë një marrëdhënie të veçantë e cila e tejkalon diplomacinë dhe është e pasuruar nga lidhjet e thella njerëzore.

“Për shumë shqiptarë, Zvicra është shtëpia e dytë dhe për gjeneratën e dytë dhe të tretë të shqiptarëve atje, është shtëpia e tyre dhe vendi ku ata ndërtojnë shpresave dhe ëndrrat e tyre, shtoi më tej”, tha ai.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit dyditor në Zvicër, ishte i ftuar për një adresim dhe diskutim nga Shoqëria zvicerane për Politikë të Jashtme, të shoqëruar me një bashkëbisedim me redaktorin për politikë të jashtme të NZZ, Andreas Ernst.

I nderuar dhe falënderues për ftesën në këtë diskutim, kryeministri që në fillim të fjalës së tij tha se Kosova dhe Zvicra kanë një marrëdhënie të veçantë e cila e tejkalon diplomacinë dhe është e pasuruar nga lidhjet e thella njerëzore. Për shumë shqiptarë, Zvicra është shtëpia e dytë dhe për gjeneratën e dytë dhe të tretë të shqiptarëve atje, është shtëpia e tyre dhe vendi ku ata ndërtojnë shpresave dhe ëndrrat e tyre, shtoi më tej.

Ai foli për progresin e vendit viteve të fundit në rrafshin ekonomik, masat e punësimit dhe uljen e papunësisë nga 25.8% në 10.7%, për përparimin e bërë në luftimin e korrupsionit dhe vendosjen e sundimit të ligjit, dhe përmirësimin në respektimin e të lirive civile dhe të drejtave politike.

Në adresimin e tij fillestar, kryeministri Kurti trajtoi edhe raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ai elaboroi zhvillimet në këtë proces, refuzimin e Serbisë për të nënshkruar Marrëveshjen e dakorduar Bazike dhe Aneksin e saj të zbatimit dhe nënvizoi shkeljet e vazhdueshme nga ana e Serbisë të cilat kulmuan me letrën e ish-kryeministres serbe Ana Brnabiç dërguar Bashkimit Evropian në të cilën thuhet se Serbia nuk do të respektojë integritetin territorial të Kosovës, gjë që praktikisht nënkupton tërheqje nga Marrëveshja Bazike dhe parimet themelore të saj.

Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen e rreziqeve nga zgjerimi i ndikimit ekonomik dhe politik të Rusisë dhe Kinës në rajon. Me këtë rast, kryeministri theksoi se për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor është thelbësore që të mbesin të ankoruar në bashkësinë Evropiane të vlerave, dhe se ky angazhim nuk është vetëm për rritje ekonomike – por ka të bëjë me ruajtjen e demokracisë dhe lirinë.

“Unë e parashoh një Evropë ku Ballkani Perëndimor është plotësisht i integruar, jo vetëm ekonomikisht por edhe kulturalisht si dhe në aspektin shoqëror. Një Evropë mjaftueshëm e fortë për t’i rezistuar presioneve të jashtme, në mbrojtje të të gjithë qytetarëve të saj. Një Evropë ku të rinjtë tanë shohin një të ardhme në të cilën mund të besojnë dhe ku mund të përmbushin ëndrrat e tyre. Vitet në vijim do të jenë vendimtare në përcaktimin e ritmit të integrimit në BE”, u shpreh kryeministri.

Strategjia e Politikës së Jashtme të Zvicrës 2024-2027 reflekton shumë nga vlerat dhe objektivat që ka edhe Kosova, theksoi kryeministri. Ruajtja e sigurisë, prosperitetit dhe pavarësisë përball kushteve sfiduese globale, prioritizimi i mbështetjes për një Evropë të qëndrueshme, promovimi i multilateralizmit dhe ndjekja e një politike aktive paqësore – janë parime që përputhen me vizionin tonë për Ballkanin Perëndimor, veçoi kryeministri në adresimin e tij.

Ai bëri thirrje që Zvicra të vazhdojë të mbështesë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe bashkëpunime multilaterale, që për shtete si ne janë esenciale për të arritur qëllimet ekonomike dhe të sigurisë. Kryeministri gjithashtu shprehu falënderimin e tij ndaj gjithë atyre që kanë avokuar dhe vazhdojnë të avokojnë për anëtarësimin e Kosovës në organizata në të cilat nuk është ende anëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë

Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit

Kurti takon kryetarin e VATRA-s: Zë i fuqishëm për çështjen shqiptare

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Garë miqësore shahu mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan

TAGGED: #Albin Kurti, #Zvicër
Kosova Times November 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për datën 16 Prill

Kosova Times Kosova Times April 15, 2024
Boston pas dy vitesh rikthehet në finalet e mëdha të NBA-s
Osmani: Marshi dëshmon fuqinë e mobilizimit kundër kancerit
Konjufca ua uron Krishtlindjet serbëve ortodoksë të Kosovës
Ka vdekur Fahri Pallaska, tonisti i parë filmik në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?