By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Moska mohon të jetë mbrapa videos së rreme për zgjedhjet në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Moska mohon të jetë mbrapa videos së rreme për zgjedhjet në ShBA
Rajon / Botë

Moska mohon të jetë mbrapa videos së rreme për zgjedhjet në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/11/02 at 3:39 PM
Kosova Times Published November 2, 2024
Share
SHARE

Moska ka mohuar të shtunën të ketë qenë mbrapa videos së rreme për zgjedhjet amerikane, pasi inteligjenca amerikane ka thënë se Rusia qëndron mbrapa një videoje të tillë, në të cilën shfaqet një imigrant prej Haitit, duke thënë se ka votuar disa herë.

Tri agjenci amerikane të inteligjencës kanë thënë të premten se “aktorë të ndikimit rus”, kanë krijuar një video, në kuadër të “përpjekjeve të gjera të Moskës për të krijuar pikëpyetje për integritetin e zgjedhjeve amerikane”.

Në deklaratën e këtyre agjencive është thënë se aktorët rusë qëndrojnë mbrapa videos së rreme.

“E kemi vërejtur deklaratën e shërbimeve amerikane të inteligjencës, me akuza për vendin tonë për krijim të videove të fabrikuara për shkeljet zgjedhore në Shtetet e Bashkuara. I shohim si të pabazuara këto akuza”, ka thënë Ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara, përmes një postimi në Telegram.

Në klipin 20-sekondash shihet një burrë me një të folur robotike duke thënë se “ne jemi prej Haitit. Kemi ardhur në Amerikë gjashtë muaj më parë, ne tashmë kemi shtetësi amerikane dhe jemi duke votuar për Kamala Harrisin”.

Sekretari i shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, zyrtar i lartë në këtë shtet të luhatshëm për preferencën zgjedhore, ka thënë të premten se kjo video është shembull i “dezinformës me shënjestër”.

Raffensperger ka thënë se kjo video “qartësisht e rreme”, me shumë mundësi është prodhuar prej “fabrikës ruse të lajmeve të rreme”.

Ambasada ruse, në anën tjetër, ka thënë se Rusia nuk ka siguruar asnjë dëshmi për t’i bazuar pretendimet e zyrtarëve amerikanë.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen më 5 nëntor.

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, është kandidate e demokratëve për presidente, ndërsa ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është kandidat i republikanëve.

Gara mes tyre raportohet të jetë e ngushtë.

You Might Also Like

Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë

Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia

Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16

Studentët dhe qytetarët kërkojnë zgjedhje, pushteti përgjigjet me represion

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

TAGGED: #Rusi, #ShBA, #Videoja
Kosova Times November 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Shtëpitë “pa pronarë” në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Kosova Times Kosova Times December 16, 2023
AGK-ja e përkrah gazetaren Pireva në betejën e saj për drejtësi
Jo më miq: Si i ndryshoi sulmi i Hamasit në Izrael marrëdhëniet e Jerusalemit me Moskën dhe Kievin
Besimtarët myslimanë e festojnë Kurban Bajramin
Estonia model i integrimit euroatlantik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?