By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tomislav Pucar befason me fitore ndaj Anders Lind në “WTT Feeder Prishtina 2024”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Tomislav Pucar befason me fitore ndaj Anders Lind në “WTT Feeder Prishtina 2024”
Sport

Tomislav Pucar befason me fitore ndaj Anders Lind në “WTT Feeder Prishtina 2024”

Kosova Times
Last updated: 2024/11/02 at 10:18 PM
Kosova Times Published November 2, 2024
Share
SHARE

Ka përfunduar eventi më i madh i pingpongut i mbajtur ndonjëherë në Kosovë. Në ditën e fundit, janë mbajtur finalet për çifte të përziera, çifte femra dhe meshkuj, individuale femra dhe individuale meshkuj.

Fitues në Individuale të meshkujve, u shpall Tomislav Pucar, duke e mundur Anders Lind me rezultat 3:1 në një ndeshje të fortë që u përkrah nga publiku gjatë tërë rrjedhës. Pucar u shpreh i lumtur pas fitores pasi që kishte humbur dy herë ndaj Anders Lind. Fitorja ndaj Lind është një hap i madh për Pucar, sidomos pas fitores që Lind kishte ndaj lojtarit më të mirë në botë javë më parë.

Në Individuale të femrave, fituese u shpall japonezja Sakura Yokoi, me rezultat 3:0 ndaj amerikanes Jiangshan Guo.

Në çiftet e meshkujve dominuan koreanët, të cilët garuan me njëri – tjetrin për titullin kampion, ndërsa në çiftet e femrave dominuan japonezet Sakura Yokoi dhe Sachi Aoki.

Kroatët Hana Arapovic dhe Ivor Ban, u shpallën kampionë të çifteve të përziera.

Ky event solli shumë emocion dhe tifozë të flaktë të pingpongut në sallën “1 tetori”. Të pranishëm gjithashtu ishin edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, zëvendësministrja e Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sportit, znj. Daulina Osmani, z.Bardhyl Dobra, zëvendësministër i Ministrisë së Brendshme, e mysafir tjerë të respektueshëm.

Organizimi i këtij eventi nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e institucioneve dhe partnerëve tanë. Ne falënderojmë Komunën e Prishtinës,  Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komitetin Olimpik të Kosovës për përkrahjen e dhënë, si dhe partnerët tanë, përfshirë Stag Global,  Meridian, Tick Media, VM3, Econnect, Rikon, Vertigo Home, Swiss Diamond Hotel, Sirius Hotel, Metal Kosova, Telkos, Kompania Dita.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë stafin dhe vullnetarët që me përkushtimin e tyre bënë të mundur organizimin e këtij eventi të paharrueshëm.

Organizimi ka qenë madhështor dhe mbresëlënës, duke tejkaluar pritshmëritë e pjesëmarrësve. Atmosfera e krijuar dhe përkujdesja ndaj detajeve kanë lënë një përshtypje të jashtëzakonshme. Pjesëmarrësit e kanë vlerësuar shumë këtë përvojë dhe shumë prej tyre kanë shprehur dëshirën për t’u kthyer sërish në të ardhmen.

“Shihemi në qershor në organizimin e dytë të WTT Feeder Prishtina 2025”, thekson FPPK. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Portieri i kombëtares së Egjiptit vdes pasi qëndroi në koma për disa ditë

Tri medalje për Kosovën në Kupën Evropiane për Juniorë në xhudo

Xhudistja Laurine Gashi fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane për Junior

Llapi për vendimin e Qeverisë lidhur me stadiumin: Hap i madh

Prishtina mbyll pjesën e parë në epërsi

TAGGED: #FPPK, #WTT Feeder Prishtina 2024
Kosova Times November 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kapiteni i Dardanëve në formacionin më të mirë të LK

Kosova Times Kosova Times October 16, 2024
Kryediplomatja japoneze: Zhvillimi i Kosovës thelbësor për paqen në rajon
Nisin punimet për asfaltimin dhe ndërtimin e kanalizimit në 7 rrugët e Zhegrës
Maqedonci: Tahir Sinani, simbol i përkushtimit dhe sakrificës për atdhe
Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?