By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plazhi “që duhet parë patjetër” ka rregulla që jo të gjithëve do t’u pëlqejnë
June 7, 2025
Tarifa e hyrjes për Ada e Bunës 2025: Gjithçka që duhet të dini
June 7, 2025
Në bregdetin e Adriatikut: A është kjo pishina natyrore më e bukur në botë?
June 7, 2025
Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri
June 7, 2025
Zgjedhen top dhjetë plazhet më të bukura në Evropë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fermerët amerikanë dhe zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Fermerët amerikanë dhe zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë
Rajon / Botë

Fermerët amerikanë dhe zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/04 at 7:48 PM
Kosova Times Published November 4, 2024
Share
SHARE

Fermerët amerikanë po përballen me vështirësi ekonomike në këtë sezon zgjedhjesh për Shtëpinë e Bardhë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, ishte në shtetin Illinoi dhe bisedoi me fermerët lidhur me shqetësimet që kanë dhe çfarë presin nga qeveria.

Ndërsa lind dielli, John Ackerman fillon punën në fermën e tij në Morton të shtetit Illinoi.

“Shumicën e viteve mbjellim rreth 10 mijë hektarë tokë me kunguj”, thotë ai.

Shteti Illinoi është prodhuesi më i madh i kungujve në Shtetet e Bashkuara. Fermeri Ackerman siguron gjysmën e të ardhurave nga kjo kulturë bujqësore. Pavarësisht nga thatësira, ferma e tij ka prodhuar kunguj të varieteteve të ndryshme.

Pasiguria e tij më e madhe nuk është moti, por shqetësimi lidhur me financimin e një legjislacioni për bujqësinë.

“Më krijon mundësinë për të blerë siguracion”, thotë fermeri.

Fermerët e vegjël si zoti Ackerman varen nga subvencionet federale për të blerë siguracion për prodhimet bujqësore, çka i ndihmon ata të sigurojnë hua për të vazhduar veprimtarinë e tyre.

“Nuk siguroj dot hua nëse nuk kam siguracion që mbulon rastet kur ndodh ndonjë fatkeqësi në fermë”, thotë zoti Ackerman.

Siguracioni për të korrat përbën afërsisht 10% të fondeve federale prej 1 trilion dollarësh të caktuara për bujqësinë për një hark kohor 10-vjeçar.

Financimi i projektit për bujqësinë përfundoi më 30 shtator, ndërsa ligjvënësit debatuan lidhur me ripërtëritjen e tij. Kongresi është në pushim deri pas zgjedhjeve presidenciale. Kjo e shqetëson fermerin Ackerman.

“Këtë vit do të ulen të ardhurat nga fermat”.

Shkak për këtë, thotë ai, është çmimi i lartë i plehrave dhe çmimet e ulëta për misrin dhe sojën, që kultivon ferma e tij.

Ai thotë se çmimet janë pjesërisht të ulëta për shkak të tarifave kineze ndaj sojës amerikane si hakmarrje për tarifat ndaj çelikut kinez gjatë presidencës së zotit Trump, të pandryshuara gjatë administratës së Presidentit Joe Biden.

“Blerjet nga Kina kanë rënë, kështu që fermerët do të preken fillimisht nga tarifat”, thotë zoti Ackerman.

Debati gjatë fushatës presidenciale për më shumë tarifa përbën shqetësim edhe për fermerin David Isermann.

Ndërsa fermeri Isermann përpunon produktet e grurit të korrur në fushat e tij, ai po debaton nëse t’i shesë të korrat tani, apo të shpresojë për çmime më të mira më vonë. Atë e shqetëson dëmi afatgjatë i tarifave.

“Sojën që blinte Kina nga ne tani e merr nga Amerika e Jugut”, thotë fermerni Isermann.

“Kemi nevojë për tregje të reja që t’i shesim të korrat”, thotë Ryan Whitehouse, i cili është me Byronë e Fermave të Illinoi-t, i cili punon me ligjvënësit për të mbrojtur interesat e fermerëve.

“Sigurimi që tarifat të mos vendosen ka një përparësi kryesore për ne”, shton ai.

Fermeri Isermann thotë se lufta tregtare me Kinën pati ndikim më të gjerë sesa thjesht tek çmimet e të korrave.

“Ndoshta çoi në rritjen e çmimit të shumë pajisjeve bujqësore si rezultat i rritjes së çmimit të çelikut dhe aluminit.”

Administrata e Presidentit Trump u dha fermerëve subvencione shtesë për të kompensuar efektet e tarifave, por nuk i mbuluan të gjitha humbjet për zotin Isermann.

“Ende si kemi mbuluar humbjet”, thotë ai.

Fermeri Ackerman shpreson se pavarësisht se kush e fiton Shtëpinë e Bardhë, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, ata duhet të ketë parasysh edhe fermerët.

“Nuk mendoj se jemi përfaqësuar siç duhet”, thotë zoti Ackerman.

Dy fermerët, Isermann dhe Ackerman, thonë se është kritike që legjislacioni për bujqësinë të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet.

You Might Also Like

Demokratët e Senatit i bëjnë thirrje Trumpit të përballet me Putinin për luftën kundër Ukrainës

Në Spanjë, 48 persona u arrestuan, u sekuestruan pothuajse katër ton kokainë

Një shtetas amerikan u përpoq të bashkohej me shërbimin e inteligjencës gjermane, informoi BND-ja CIA-n

Rusia sulmoi Ukrainën me 215 dronë, qyteti Kharkov është në flakë

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Fermerët, #ShBA, #Zgjedhje presidenciale
Kosova Times November 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Për 300 vende të hapura për rekrutë të rinj, kanë aplikuar 1658 persona

Kosova Times Kosova Times October 18, 2024
Hidhet një mjet shpërthyes në Zubin Potok, nuk ka të lënduar
Një grua ka vdekur pasi i është vënë zjarri në një tren metroje në Nju Jork
Dekoratat nga Putin filluan të shiten në “Avito”
Tiranë, Çështja Xhaçka kthehet për herë të tretë në seancat plenare të Kuvendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?