By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A jemi njësoj apo thjesht të humbur në përkthim?!
July 20, 2025
“Si Viaggia”: Vizitoni ishujt e Shqipërisë, mes plazheve magjepsëse, historisë dhe natyrës së egër
July 20, 2025
Horoskopi ditor për 20 korrik 2025
July 20, 2025
Axhenda ndërkombëtare
July 20, 2025
Moti ne Shqiperi i kthjellët, temperatura deri në 39°C
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut trajtojnë marrëveshjet e arritura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut trajtojnë marrëveshjet e arritura
Lajme

Bislimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut trajtojnë marrëveshjet e arritura

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 12:27 AM
Kosova Times Published November 4, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim bilateral Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Pas takimit mes tyre, u vijua me mbledhjen e përbashkët mes delegacioneve, ku zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej dhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ndërsa zëvendëskryeministri Bettel shoqërohej nga i ngarkuari me punë i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Përgjatë bashkëbisedimeve u trajtua marrëveshja aktuale bilaterale mes dy shteteve tona, fushat e bashkëpunimit dhe projektet e përbashkëta të cilat po zbatohen bashkë edhe me ministritë tona.

Ministrat paraqitën zhvillimet në zbatimin e përkrahjes së Luksemburgut si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë në fushat përkatëse të dikastereve të tyre.

Në kuadër të këtyre fushave që mbulon marrëveshja jonë aktuale bilaterale me Luksemburgun, u diskutuan projektet rreth fuqizimit të të rinjve, trajnimit profesional (VET), përmirësimit të sistemit shëndetësor, digjitalizimit, mbështetjes së bizneseve dhe inovacionit, mbështetjes së tranzicionit tonë drejt energjisë së gjelbër. Gjatë takimit gjithashtu u theksua respektimi i parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, si pjesë integrale të marrëveshjes. U përmend ndër të tjera si sukses nga kjo marrëveshje pajisja e kuvendit tonë me sistemin elektronik të votimit, e cila tashmë veçse ka përfunduar, përderisa komponentet e tjera janë në zbatim e sipër.

Në vijim, u diskutua dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit dhe fushat potenciale ku mund të thellojmë angazhimin tonë të përbashkët.

Zëvendëskryeministri Bislimi e njohu homologun e tij shkurtimisht edhe me rritjen ekonomike dhe progresin demokratik që ka njohur vendi në këtë mandat qeverisës dhe disa nga politikat e ndërmarra, me qëllim zhvillimin e vendit dhe gjithëpërfshirjen. Veçoi rënien e shkallës së papunësisë nga 23.8% sa ishte para ardhjes sonë në qeverisje, në tash vetëm 10.8%, si dhe nënvizoi mbështetjen për rritjen e punësimit për gratë dhe të rinjtë edhe përmes platformës Superpuna. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti ne Shqiperi i kthjellët, temperatura deri në 39°C

Rritet numri i fluturimeve për 18 %, i udhëtarëve 16 % krahasuar me 2024

Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

Përleshje në një lokal të Lipjanit, lëndohen gjashtë persona

TAGGED: #Besnik Bislimi, #Xavier Bettel
Kosova Times November 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Videoja tregon trupat e Koresë së Veriut duke dëbuar rusët nga shtëpitë e tyre

Kosova Times Kosova Times January 7, 2025
Mijëra njerëz protestojnë pranë kuvendit të Demokratëve në Çikago
BE-ja dhe dhjetëra vende bëjnë thirrje për hetimin e vdekjes së Navalnyt
Haxhiu për raportin e IKD-së: Nuk qëndrojnë, duket që s’i kanë informacionet e duhura
Pensionist belg u mashtrua. Pagoi 30,000 euro për një “lidhje” me një mbretëreshë bukurie
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?