Shkruan: Skënder MULLIQI
Para zgjedhjeve më të rëndësishme botërore-Amerikë, vëmendja më e madhe përqendrohet në rezultatet në shtatë shtetet më të mëdha, dhe para së gjithash tek votuesit e pavendosur, vendimi i të cilëve, në të gjitha llogaritë, do të jetë vendimtar për fitoren, në këtë garë të barabartë në mes demokratës Harris dhe republikanit Tramp.Se a do të jenë hendikap ngjarjët në Kapitol Hill të vitit 2020 kur Tramp I humbi zgjedhjet presidenciale, se nuk u pajtua me humbjën ,dhe aferat tjera të kryerepublikanit kontravers mbetet të shihet. Sondazhet e fundit të zgjedhjeve në SHBA tregojnë një garë shumë të pasigurt mes dy kandidatëve Harris dhe Trump.Pensilvania shfaqet si një shtet vendimtare që mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.Të gjitha sondazhet flasin për nivelin e përceptimit dhe aftësitë e kandidatëve , që të zgjidhin problemet e natyrës sociale , politike dhe ekonomike në vendin më të zhvilluar sot të botës .Avantazhin në temat sociale sipas sondazheve mbanë Harris ,jo shumë e njohur deri më tash për publikun e gjerë, kurse Tramp ka një përparësi në temat ekonomike dhe imigracionit të paligjshem, ku edhe kjo e fundit mund ti kushton që mos të zgjedhet edhe një hërë tjetër për president të ardhshëm të Amerikës.Analistët e shumtë mendojnë se nese Harris dështon në Pensilvani , do të jetë një goditje ndoshta vendimtare për të hy në Shtëpinë e Bardhë, duke qenë se Pensilvania ka 19 vota elektorale dhe shpesh vendos garën.Por, që të dy kandidatet e kan mundësinë e kompensimit , nese shënojnë fitore në Ëiskonti, Georgia , Arizona dhe Karolinen Veriore , të këtij mendimi janë shumë njohës të politikës nga Amerika dhe nga Evropa.Sigurishtë së zgjedhjet presidenciale në Amerikë janë të një peshe të madhe për rajonin e Ballkanit më probleme të shumta të natyrës etnike dhe tendencës të Serbisë për ndarjën e Kosovës.Si lojtari më I fuqishem në botë , që natyrishtë I ka interesat strategjike dhe gjeopolitike , do të shohim së a do të këtë ndryshime në politikat e jashtme të Amerikës.Sigurisht së do të ketë ndryshime do të thosha të imponuara pas invazionit ushtarakë të Rusisë në Ukrainë, dhe pas luftës në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit, që në të dyja këto vatra të krizës, është krijuar situatë shqetësuese për Evropën dhe Ballkanin.Mendoj së pa marrë parasysh cili nga kandidatet do të fiton zgjedhjet, fokusi në Ballkan, do të jetë në stabilitet , zhvillim ekonomik dhe sigurishtë do të intensifikohen përpjekjët për të larguar ndikimin rus dhe kinez nga Ballkani ,të intensifikuar kohën e fundit.Shqiptarët nga përvoja jo e mirë kur Donald Tramp kur ishte në pushtet, drojnë se serish në tavolinë të kthehet tema e shkëmbimeve territoriale Kosovë-Serbi, që është në dëm të shqiptarëve dhe të shtetit të Kosovës.Sipas deklarimeve të Grenellit, ka mundësi që te këtë një diktim nga Tramp që shkëmbimi të ndodhë.Kjo është më shumë manipulim së mendojë së shumë qka do të mvaret nga zvillimi I ngjarjeve në Ukrainë dhe në Gaza, që gjatë fushatës elektorale Tramp ka dëklaruar së do të përfundon shpejt lufta në Ukrainë, pa precizuar se qka do të ndodhë në fakt.Edhe Harrisi ka premtuar në anën tjetër se do të ndalë luftën në Gaza ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.Politikat më direktiva me duket se kan përfunduar , dhe zor që do të pranohet një variant i tillë. Ka mundësi kur bëhët fjalë për dialogun Kosovë -Serbi, që patatja e nxehtë ti mbetet me shume në dorë BE-së, e cila nuk është treguar së dinë më i derguar proceset përpara.Kjo ka ndodhur edhe për faktin se ndërmjetësit në bisedime qeku Lajqak dhe spanjolli Borrell, kan qenë të njenanshem, duke ia mbajtur ison Serbisë, jo krejt pa lejen e shteteve te BE-se.Këtë e treguan edhe zhvillimet e viteve te fundit të veri të Kosovës, ku faji shumë pa të drejtë ju faturua Kosovës, duke e ndëshkaur më masa ekonomike, e duke përjashtuar fajtorin kryesor, nxitësin e luftës jo vetem ne veri , por edhe në Ballkan kriminelin e luftës, Aleksander Vuqiqin, më bashkpunëtorët e qetnikë në pushtet.Ngjarja në Banjskë nuk do të përjashtohet as nga administrata e re, se këmi të bëjmë më një akt brutal të terrorizmit shtetëror serbomadh.Sigurisht se kujdes I shtuar do të këtë edhe për zhvillimet në Bosnje , ku Dodik parreshtur po kërkonë zhbërjën e marrveshjes se Dejtonit për BH unitare.Kemi situatë jo stabile edhe në Mal të Zi, pas ardhjës në pushtet atje të proserbeve të ish Momir Bullativiqit, një përkrahesi të politikës së Millosheviqit e tash të Vuqiqit.Edhe në Maqedonin e Veriut kemi një jo stabilitet të duhur politikë, ku vemendja e Amerikës do të jetë në fokus të veqantë.Nese vjen Harris para mendohet se ajo do të vazhdon politikën e Bajdenit edhe kur bëhët fjalë për Ballkanin.Dhe pyetje më e vështirë do të jetë në rajon, normalizimi I marrdhënjeve Kosovë-Serbi,bisedime këto që Serbia e Vuqiqit dhe BE-ja por edhe Eskobar I kan futur në qorrsokak.Për qdo lavdatë ishte politika e kryeminstrit të Kosovës , Albin Kurti, I cili paralizojë planet serbe për ndarje të Kosovës, vuri rend dhe ligj ne veri. BE-ja quditërsht përkrahu deri në një masë politikat shoviniste të Vuqiqit, një të ndëgjueshmi të diktatorit rus, Vladimir Putin.Besohet kur bëhët fjalë për politikën amerikane se do të kërkohet nga të dyja palët që të implentohen marrveshjet e Brukselit, dhe aneks marrveshja e Ohrit, e që presidenti serb nuk po i zbaton.Se a do të kemi ndonjë plan të ri të BE-së dhe Amerikës lidhur më procesin e bisedimeve mbetet të shohimm , a kjo do të mvaret nga zhvillimet në vatrat e luftës në Ukraine dhe në Gaza, por edhe në rajonin tonë.Mendohet sipas ekspertëve se ndim në zgjedhjet në Amerikë do të këtë edhe miliarderi Elon Musk, i cili po përkrahë Donald Trampin, që siq thuhet se ka vu në disponim 132 milonë dollarë për fushatë.Thuhet po ashtu se në krah të njerit dhe tjetrit kandidatë do të janë milarderët e ndryshem, ku ma shumë prej tyre përkrahin republikanin,Donald Tramp.Ka po ashtu spekulime në opinion public se ardhja për poresident të Amerikës të Trampit, do të fusë Amerikën në politikën radikale , dhe botën në spiralën të një lufte të madhe.