(E plotësuar) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
I dërguari i Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha para gazetarëve se janë duke punuar që takimi i radhës i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të mbahet brenda javësh.
“Nuk ka më afate, nuk ka më kriza dhe ne mund të diskutojmë substance. Pikërisht për këtë arsye jam këtu për të rikthyer diskutimet tona në normalizim dhe për të diskutuar mbi procesin në hapat e ardhshëm, për t’u siguruar që takimi të jetë i përgatitur mirë dhe ne vërtet besojmë se nuk ka kohë për të humbur”, deklaroi Lajçak.
Ai tutje tha se në takimin me kryeministrin Kurti ka diskutuar mbi situatën në veri të Kosovës dhe përgatitjen për zgjedhjet lokale, si dhe për çështjen e energjisë që është ende e pazbatuar dhe që sipas tij, po punohet zbatohet, por edhe për persona të zhdukur.
“Pra, tani kemi situatë normale dhe është pozitive dhe duam të kthehemi për të diskutuar për e normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur nga gazetari lidhur me kthimi e serbëve në institucionet e Kosovës dhe po ashtu për marrëveshjen që duhet arritur në mars të vitit të ardhshëm, Lajçak tha se për këtë çështje, pra për kthimin e serbëve në institucionet shtetërore në Kosovë, kam bisedar me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dje në Beograd, si dhe tani me kryeministrin Kurti këtu në Prishtinë dhe ajo që mund te hem është se kemi një vakum serioz institucional që nuk është mirë as për njerëzit e as për askënd dhe ne duam që ata të kthehen në vendet e tyre të punës, këtë dua të dëgjoj nga të dyja palët dhe ne si BE do të jemi të kënaqur nëse mund të ndihmojmë në përmirësimin e gjendjes në terren.
Rreth orës 9:00 ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Zyrtari i lartë i BE-së po qëndron në Prishtinë, më 6 dhjetor, një ditë pasi në Beograd takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak tha se me Vuçiqin diskutoi për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera, përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.
Ndërkaq, presidenti serb tha se me të dërguarin e bllokut foli për dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja, por edhe për problemet me të cilat po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.
Në nëntor, serbët në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës (institucionet e drejtësisë, policia, niveli lokal, por edhe nga Qeveria dhe Kuvendi) në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targave serbe.
Por, ndërkohë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për çështjen e targave, por jo edhe për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
Vizita e Lajçakut në Kosovë po zhvillohet disa ditë pas Beogradi kritikoi ashpër vendimin e kryeministrit Kurti, i cili emëroi udhëheqësin e Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim.
Serbia tha se ky vendim përbën shkelje dhe se Rashiq nuk përfaqëson serbët e Kosovës.
Më herët, postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete e mbante Goran Rakiq, lider i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë. Por, ai është në mesin e zyrtarëve serbë, të cilët u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës për shkak të çështjes së targave.