Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, bëri të ditur se sot ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel.
Krasniqi në një postim në Facebook, thotë se Xavierin e ka uruar për hapjen e ambasadës së re të Luksemburgut në Republikën e Kosovës, që sipas tij është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe përkushtimit afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës.
“Ish-Kryeministrin Bettel e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj shtetit tonë nëpër fushat kyçe, nga shëndetësia te teknologjia e inovacioni. Bashkë biseduam edhe për angazhimet tona të përbashkëta në kuadër të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Europës, ku Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Luksemburgut e Zëvendëskryeministrit Bettel janë anëtare, ka shkruar Krasniqi.