By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani pranoi “Raportin për Kosovën 2024” të Komisionit Evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani pranoi “Raportin për Kosovën 2024” të Komisionit Evropian
Lajme

Osmani pranoi “Raportin për Kosovën 2024” të Komisionit Evropian

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 2:58 PM
Kosova Times Published November 5, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav, i cili i dorëzoi “Raportin për Kosovën 2024” nga Komisioni Evropian.

Raporti i sivjetshëm vlerëson pozitivisht progresin e Kosovës në disa fusha, si dhe identifikon sfida në disa fusha të tjera. Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për integrimin në BE.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani u shpreh se zgjerimi i BE-së do të kontribuojë jo vetëm në prosperitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, por edhe në paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon dhe më gjerë.

Më tej, Presidentja Osmani deklaroi se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave dhe është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, një element që është theksuar edhe në raport.

Në takim u diskutuan edhe gjetjet e raportit, të cilat nënvizojnë nevojën për adresimin e mospërputhjeve në fusha të caktuara. Presidentja theksoi se këto gjetje duhet të trajtohen me prioritet, me qëllim të avancimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Presidentja potencoi se është shumë me rëndësi që raporti ka ritheksuar nevojën e përsëritjes së procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit, duke respektuar parimet e transparencës dhe meritokracisë.

Raporti i sivjetshëm veçon përpjekjet e pandalshme të Presidentes Vjosa Osmani në agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS). Aty theksohet vëmendja e lartë politike nga ana e Presidentes për barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe viktimave të dhunës seksuale e njëkohësisht organizimi i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili kishte mbledhur mbi 1 mijë pjesëmarrës nga mbi 40 vende të botës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Sekuestrohen armë gjatë hetimeve për dhunë në familje në Gjakovë

Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027

FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`

TAGGED: #Aivo Orav, #Raporti i progresit, #Vjosa Osmani
Kosova Times November 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

14 persona në botë kanë pasuri sa 1,5 miliardë njerëz

Kosova Times Kosova Times July 12, 2024
Haradinaj: Për situatën e rënduar në veri, fajtor është Vuçiq
Të paktën 29 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
VIDEO Izraelitë të rrahur në Amsterdam. Netanyahu: Po dërgojmë aeroplanë shpëtimi
Gërvalla: Vota prej 82% në KiE, konfirmim i fuqishëm për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?