By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dymbëdhjetë plazhe greke humbën “Flamurin Blu”
July 31, 2025
Sllovenia ka detin më të pastër në Evropë
July 31, 2025
Barcelona: Sa më shumë të paguajnë turistët, aq më pak do të duhet të paguajnë qytetarët
July 31, 2025
Provoni cilbirin – një gatim turk të thjeshtë por të shijshëm, ideal për ditët e nxehta
July 31, 2025
Një thesar i vërtetë në shtëpi: Ky produkt ushqimor i lirë zgjidh thembrat e ashpra, kërpudhat ..
July 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti homazhe në përvjetorin e tetë të Astrit Deharit: Vrasja e rëndë për shkak të drejtësisë që mungon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti homazhe në përvjetorin e tetë të Astrit Deharit: Vrasja e rëndë për shkak të drejtësisë që mungon
Lajme

Kurti homazhe në përvjetorin e tetë të Astrit Deharit: Vrasja e rëndë për shkak të drejtësisë që mungon

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 4:33 PM
Kosova Times Published November 5, 2024
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar sot Astrit Deharin, në 8 vjetorin e vdekjes së tij.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, me anëtarë të kryesisë së Lëvizjes, ministra, deputetë, aktivistë, fillimisht kanë vizituar familjen Dehari.

Ata po ashtu bënë homazhe duke vendosur lule të freskëta te varri i Astrit Deharit.

“Kujtojmë dhe nuk harrojmë që 8 vjet më parë Astriti u vra në burgun e Prizrenit ku po mbahej në paraburgim pa aktakuzë, pa gjykim, pa dënim, dhe pa u marrë në pyetje për 68 ditë”, thuhet në komunikatën e LVV-së.

Kryeministri, Albin Kurti, në prononcimin e tij për media tha se vrasja e Astrit Deharit vazhdon të jetë e rëndë për shkak të drejtësisë që mungon.

“Në këto 8 vjet kishim katër prokurorë që dolën në pension pa e kryer punën dhe tash e kemi prokurorin e pestë ndaj të cilit po ashtu shprehim interesimin, gatishmërinë dhe vullnetin ta ndihmojmë me krejt çfarë mundemi si Lëvizje e si qeveri e Kosovës, për të sjellë drejtësinë e munguar”, tha ai.

“Sot u mbushën 8 vjet pa Astritin. Na mungon shumë. Na merr malli për ditë. Zemërimi e pikëllimi nuk na hiqet, dhe vit pas viti mungon drejtësia, mungon zbardhja e këtij rasti, i cili ishte goditje tejet e rëndë për studentët, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe për mbarë rininë shqiptare. E kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas 8 vjetëve në një formë tjetër nëpërmjet drejtësisë që mungon. Në këto 8 vjet katër prokurorë e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit të Astrit Deharit, por që të katërtit ata dolën në pension pa e kryer punën”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka theksuar se tash është prokurori i pestë, i cili e ka marrë rastin dhe si Lëvizje si qeveri e Republikës, “jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm që ta ndihmojmë me krejt çfarë mundemi e dimë prokurorinë e shtetit për të sjellë drejtësi për Astrit Deharin, familjen e tij, Lëvizjen e tij, popullin e tij”.

Avni Dehahri, babai i Arbënor dhe Astrit Deharit, falënderoi pjesëmarrësit në homazhe dhe ndau urimin që ky rast të mos zvarritet më tutje dhe të zgjidhet sa më parë.

Ai theksoi se nëse gjyqësia dështon në këtë rast e në raste të ngjashme, atëherë tregon që Kosova nuk e meriton një gjyqësi të tillë.

“Humbja e jetës së Astritit në burgun e Prizrenit ka 8 vjet që po manipulohet e keqtrajtohet nga gjyqësia e Kosovës. 8 vjet një njeri që ka humbur jetën në një institucion të Kosovës – të mos zbardhet e vërteta për te, flet për ata që kanë bërë krimin ndaj Astritit dhe drejtësisë, flet për ata që edhe sot e kësaj dite mundohen t’i fshehin gjurmët e tyre. Urimi im do të ishte që jo të zbardhet e vërteta vetëm për Astritin, por nëse nuk zbardhet ky rast, edhe raste të tjera, flet shumë se gjyqësia e Kosovës nuk është në nivel, dhe Kosova nuk meriton të ketë një gjyqësi të tillë”, tha deputeti Dehari.

You Might Also Like

Padi penale për dëmtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren

Tragjedi në Prizren, një punëtor bie nga kulmi dhe humb jetën

Lladrovci: Asnjëherë nuk e kam shantazhuar Thaçin, Lushtaku më ka luftuar

OEK mirëpret vendimin e Komerciales për anulimin e njoftimit të ZRRE-së

Trepça thotë se një pjesë e pronave janë uzurpuar, paralajmëron lirim

Kosova Times November 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tragjedi ne Brazil: 12 persona humbën jetën në një aksident avioni

Kosova Times Kosova Times October 30, 2023
DASH është njoftuar për incidentin me Vjosa Osmanin në Aeroportin e Shkupit
Çfarë duhet të dini për Grupin Wagner?
75 vjet OKB: Rrugëtim me dështime, suksese e sfida për të ardhmen
Nuhi Bytyçi fillon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?